Refleksione mbi shpirtin poetik dhe gjuhësor shqiptar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refleksione mbi shpirtin poetik dhe gjuhësor shqiptar

15:01 | 10/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Gjergj Jozef Kola – esse

50 vjet ma parë në verë të 1969 me martesën e Erika e Martin Camajt nisi nji ditë fatlume për poezinë moderne shqiptare. Martin Camaj ishte dhandrri poet shqiptar që dashunia po e kunorëzonte me nusen, mjeken, mecenen gjermane Erika. E tanë jeta e ketij çifti ka nji ideal të cilit i kushtohet: poezisë shqipe!
Gjithçka sillet rreth kësaj poezie, madje edhe shpija tipike shqiptare e ndërtueme afër Alpeve europiane asht vazhdim i poezisë së Martin Camaj.

Nji jetë si nji poezi, nji jetë sa nji poezi. Çifti trashëgoi poezinë shqipe e poezia shqipe sot trashëgon në Lenggries “Kullën e Erika e Martin Camaj”. Oborri i kësaj shpije asht i mbushun me simbolet e poezisë shqipe të Martinit, dhoma e pritjes asht e stilit malëcor shqiptar, siç ka qenë që në kohën e ilirëve e arbënorëve e deri më sot, në epokën e turbullt të shqiptarëve.
Kur njeriu rrin e kuvendon me Erika Camajn e ndjen se si shpirti i Martinit dhe i poezisë shqipe ndriçon nëpërmjet saj si hyll dritet e të mbushë me jetë.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Martin Camaj asht ai filizi i mirë i Dukagjinit që lëshoi rranjë në Shkodrën e kulturës e dijes e i çeli aty lulet e para. Në perëndim pema poetike e Martin Camajt lidhi frutat, me rranjën e lulet që kishte marrë me vedi…
Të mendojmë sot se sikur fryma e perëndimit që rriti Martin Camajn të kishte fry në Shqipninë e viteve 44-90, me dhjetra poetë artistë do i kishin mbushë sheshet tona, saqë as vend për piedestale poetësh nuk do kishim pasë. Në vend të tyne i mbushim përditë keto sheshe me analfabetë bejtaxhijë, me vrasës të kulturës e artit, me njerëz të hunit e të litarit, të drogës e korruspionit, të proselitizmit e të pabesisë. Rrezultat e rrënimit realsocialist po i shofim ende sot. 30 vjet mbas ardhjes së demokracisë vazhdon të na mbysë “tallavaja” në të gjitha fushat e artit. Arsyeja asht krejt e thjeshtë: vetëm rranja krijon art, lule e fruta… Rasti Martin Camaj na e kallëxon atë.

Prandaj, në kët’ kohën e madhe të “tallavasë” së sotme, video-drama si kjo e jetës së poetit shqiptar janë rizgjimi i rranjëve autentike shqiptare dhe i shërbejnë mbijetesës së nji kombit.
Martin Camajt i jena mirnjohës se jo vetëm na la poezinë e prozën e mrekullueshme tue shkrue nji histori letërsije të veten, porse ai na la edhe nji “Kullë shqiptare” në mes të Alpeve gjermane. Kjo kullë asht si nji vend i shejtë për artin e letrat shqipe. Ajo mund të merret në pronësi nga Ministrija e Diasporës apo e Kulturës shqiptare e t’u afrohet krijuesve të ardhshëm shqiptar, si rezidencë e përkohshme.

Ky asht nji investicion i randsishëm për kulturën shqiptare. Shumë shtete perëndimore e praktikojnë kët’ investim frutdhanës për kulturën e vendit të tyne. Njiherësh, nji herë në vjet aty mund të organizohet takimi i poezisë shqipe mbarëkombëtare.
Sot, që fati i kombit shqiptar asht aq fort i lidhun me fatin e kombit gjerman, projekte të tilla janë si dhurata prej qiellit, dhurata që vetëm shpirti poetik i realizon me providencën e magjisë së fjalës.
Para nji mueji u nda nga jeta edhe miku i mirë i poetit Camaj dhe i letrave shqipe, Hans Joachim Lanksch dhe ai e çfaqi prep dëshirën e tij që kjo shpi të bahej nji vend pelegrinazhi për poezinë shqipe. Vetë Martin Camaj, nji shpirt i mrekullueshëm kristian e human, i ka lanë porosinë e fundit të shoqes që kjo shpi, në mungesë të trashëgimtarëve, të shitet dhe shuma t’u shpërndahet të vorfënve… Jo se ai nuk kishte besim tek të tijët, se ndoshta nuk kanë me ia njoftë poezinë, porse në kët’ rast shpirti i bukur kristiano-human kishte dalë mbi atë të poetit.
Politika shqiptare duhet me kapërcye hijen e saj e me ju perkushtue poetit modern të kombit shqiptar. Martin Camaj ka meritën e madhe se shkroi “Gegnishten letrare shqipe” dhe e zhvilloi atë si gjuhë dhe si stil. Ai i shërben unitetit të kombit shqiptar, sot ma fort se kurrë, kur shumë qepje të historisë kanë nisë me u shkepë prej fustanellës shqipe.
Asht e pakandshme për kulturën shqiptare që shpija botuese “Onufri”, e cila ka sigurue të drejtat e botimit të Martin Camajt të mos ketë organizue në “Vilën Camaj” as edhe nji lexim të vetëm të veprës në tanë këto vjet e ftesës sonë me marrë pjesë në premierën e dramës në Mynih nuk denjoi as me i kthye përgjigje.

Me datën 21 Korrik prezantohet në “Vilën Camaj“ në Lenggries video-drama “Poeti i vizatuem në sytë e grues së tij” e urojmë që ministritë përkatëse, të Diasporës e të Kulturës, të Shqipnisë e të Kosovës të njihen vetë personalisht me projektin “Camaj”.
Unë si autor i dramës e kam marrë shpërblimin e punës dhe sakrificës e lotët e mirnjohjes në sytë e Erika Camajt e Hans Joachim Lanksch në premierën e dramës ne 2017, të cilat janë dëshmija ma e çmueshme.
Njeriu, çdo ditë që lind, mundet me ba diçka të bukur, për vedi e për të tjerë.

Etiketa: DukagjiniErika CamajfiliziGjergj Jozef KolaMartin CamajRefleksione mbi shpirtin poetik dhe gjuhësor shqiptar

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Çdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit/ PS nis procedurat për shkarkimin e Ilir Metës

Çdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit/ PS nis procedurat për shkarkimin e Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com