Ka nisur marshimi i mijëra protestuesve drejt zyrës së kryeministrisë.
Ndërkohë mbi 1700 forca policore janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së tetë kombëtare.
Edhe në protestën e sotme, qytetarët mbajnë në duar flamuj, flakanda dhe pankarta me mbishkrimet “Rama ik”.
Partia Demokratike ka njoftuar se kjo protestë do ketë pjesëmarrje më të madhe se në protestat e mëparshme kombëtare, rreth 70 mijë protestues.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/832438067130032/?__tn__=%2Cd%3C-R&eid=ARDxmIxXlvRAwSoDZ47mk5dcIbM9QXIAYhMJiR5sOo1D5WD0F5BCG9LF5hR83z0knhKouTGsnMK6k6-4