Barrierat tregtare ndaj Kosovës, paralajmërohet mbyllja e kufirit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barrierat tregtare ndaj Kosovës, paralajmërohet mbyllja e kufirit

21:35 | 03/06/2019
në Kryesore
0

Lufta tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë është acaruar shumë kohëve të fundit. Javë më parë, në një samit në Tiranë, dy shtetet mike janë përplasur për tregun. Nuk ka mbetur pa u përmendur edhe vendosja e një takse. Sot, Klubi i Prodhuesve dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë diskutuar për problemet dhe barrierat tregtare ndërmjet dy shteteve. Në këtë takim është paralajmëruar edhe mbyllja e kufirit në sezonin e verës.

Shqipëria dhe Kosovë kanë mbyllur javë më parë një takim për lehtësimin e tregtisë, por në vend të lehtësimit ka nisur një luftë tregtare mes dy shteteve.

Nga ky takim e deri më tani ka pasur paralajmërime të shumta nga Kosova se do të vendoste edhe taksë. Kurse sot, nga Kosova drejt Shqipërisë ka shkuar edhe një kërcënim i ri.

Read more

Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –

Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Drejtori ekzekutiv i “Klubit të Prodhuesve”, Astrit Panxha, ka thënë se Shqipëria është e dyta pas Serbisë për barriera tregtare ndaj Kosovës, si dhe paralajmëroi masa ku në shenjë proteste do të mbyllet kufiri për 1 ditë në sezonin e verës.

“Ne kemi diskutuar në Tiranë për raportin e KE-së ku pas Serbisë, Shqipëria del e 2 për barriera ndaj Kosovës. Këto barriera duhet të hiqen, në të kundërtën në shenjë proteste do të vendosim mauna në kohën e sezonit, do të mbyllim kufirin për 1 ditë”.

Ai ka treguar po ashtu se tregu me Shqipërinë është i njëanshëm.

“Për neve, tregu i Shqipërisë si prodhues është tregu më interesant, por është treg edhe për shkak të lidhjeve gjeografike e etnike. Për fat të keq, kjo nuk po ndodh tregtia me Shqipërinë, po jetë e njëanshme. Nëse i shohim statistikat për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksportet e Shqipërisë janë rritur në Kosovë për 20 milionë, kurse ato të Kosovës vetëm për 1 milion”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Ruqiki, ka renditur një varg problemesh tregtare me Shqipërinë dhe barrierat e krijuara.

“Kemi shumë çështje të pazgjidhura, probleme që janë të mbledhura që një dekadë dhe nuk ka vullnet politik për t’i zgjidhur. Te prokurimet publike, eksporti, qoftë çfarëdo lloj partneriteti që është tentuar të ndërtohet nga kompanitë tona është penguar nga autoritete në Shqipëri. Kompanitë nuk kanë arrit deri tash të kenë një pozicion të duhur në tregun e Shqipërisë, për kompanitë tona është tregu kryesor apo do të duhej të ishe”, ka thënë Rukiqi

Ai rekomandoi që marrëveshjet e arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë të respektohen.

“Në çfarëdo rasti ajo që ne po rekomandojmë jashtë gjitha marrëveshjeve të nënshkruara të respektohen. Ne kemi ardhur t’i ngrisim këto çështje dhe të tregojmë se ka me pasë veprime për me mbrojt prodhuesin për me eksportu, në këtë rast me Shqipërinë”.

Për këtë çështje ditë më parë është deklaruar vet shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, në një konferencë për media, tha se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, por nuk ka pohuar e as mohuar nëse do t’i vendoset taksë edhe Shqipërisë.

Haradinaj, i pyetur lidhur me mundësinë e vendosjes së barrierave tarifore ndaj Shqipërisë, ka thënë se “shpresoj që të zgjidhen këto probleme.”

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë, për tregun dhe shpresoj që do t’i zgjedhim”.

Po ashtu edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se bizneset kosovare po përballen me shumë barriera gjatë eksportit të tyre në vendet e CEFTA-s, për arsye politike.

Sipas tij, barrierat e bizneseve kosovare rrallëherë janë raportuar, por janë evidente dhe pikërisht këto barriera janë arsyet themelore për bilancin tregtar që ka Kosova aktualisht.

Kreu i MTI-së u ka bërë thirrje bizneseve nga Shqipëria që t’i raportojnë barrierat me të cilat përballen, pasi sipas tij qëndrim i Kosovës është të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të hapen tregjet për produkt shqiptare. Shala ka thënë se kërkon të njëjtin trajtim edhe për prodhuesi kosovar që eksportojnë në Shqipëri. /monitor.al/

Etiketa: barrierat tregtare ndaj Kosovësedi ramakosovembyllja e kufiritRamush Haradinajshefi i Qeverisë së KosovësShqiperi

Të Lidhura

Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –

Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –

nga 27
17:29 | 08/04/2026
0

Drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Fulvio Pea është larguar nga kuqezinjtë. Pea ka vendosur që të mos rinovojë...

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –

nga 27
17:15 | 08/04/2026
0

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, si dhe të bashkëpandehurve të...

Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

nga 27
16:41 | 08/04/2026
0

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shprehet për mënyrën se si u arrestua kreu i PL-së, Ilir Meta, duke qenë...

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

nga 27
15:33 | 08/04/2026
0

Debati mbi përdorimin e gjuhës shqipe u shfaq fuqishëm gjatë seancës së 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta në...

Para
Janina zgjedh për herë të parë kryetar bashkie një hebre

Janina zgjedh për herë të parë kryetar bashkie një hebre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –

Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –

17:29 | 08/04/2026
Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –

17:15 | 08/04/2026
Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

16:41 | 08/04/2026
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

15:33 | 08/04/2026
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

15:16 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –
  • Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –
  • Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –
  • Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –
  • Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –
  • Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –
  • Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com