Pas rekomandimit të KE-së për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ka reaguar deputeti i CDU-së, Olav Gutting.
Gutting apelon të bëhet kujdes me mesazhet që i përçohen vendit, sidomos për zgjedhjet.
“Mbi të gjitha, Shqipëria është mik dhe partneri ynë, dhe nuk duhet të harrojmë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE në rajon, bazuar kjo në të gjitha anketat e Bashkimit Europian. Ne, gjithashtu kemi mbështetur Shqipërinë në perspektiven e saj drejt për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Me ndihmën e KfË, por jo vetëm, ne kemi investuar shuma të mëdha në Shqipëri, e cila ka bërë progres mahnitës nga periudha e diktaturës deri tek anëtarësimi në NATO dhe tani vend kandidat për në BE. Së dyti ne duhet të jemi sensitivë në dërgimin e mesazheve nga Gjermani në Shqipëri. Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në përcjelljen e mesazheve ndaj Shqipërisë, si për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve”,- shprehet ai.