Pas fjalës së kryedemokratit, Lulzim Basha në sheshin te Kryeministria, protestuesit janë zhvendosur te Parlamenti, aty ku duket se situata është tensionuar.
Disa prej protestuesve kanë ndezur zjarr në kangjellat e Parlamentit si dhe kanë hyrë brenda rrethimit të tij, duke nxitur forcat e policisë të rreshtohen dhe të qëndrojnë në gatishmëri.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe një autobot kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe largimin e protestuesve.
Policia bën vazhdimisht thirrje me megafon që të ruhet qetësia nga ana e protestuesve pasi po dëmtojnë jetën e efektivëve si dhe po kryejnë shkelje penale.
https://www.youtube.com/watch?v=fUmz59J1FHE