Policia në Korçë ka shoqëruar dy protestues, ndërsa janë mbajtur të bllokuar dy autobusë të cilë kishin destinacion Tiranën. Kreu i PD në Korçë Andrea Mano, akuzoi policinë se po ushtron presion mbi protestuesit.
Sipas Manos, dy protestuesit Artur Keci dhe Klement Karafili, ky i fundit ish-polic po mbahen në komisariat ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë sqarim pse u shoqëruan.