Këngëtarja e famshme Rihana i habiti të gjithë teksa në një intervistë deklaroi se prej një viti jetonte në Britaninë e Madhe.
Por natyrisht që shtëpia e saj do të kishte gjithçka që ajo ka nevojë.
“Ka 7 dhoma gjumi të mjaftueshme për skuadrën e saj. Është në një zonë shumë private me disa fqinj të pasur kështu që ajo mund të lëvizë sa herë të dojë, sepse askush nuk e vë re. Ajo ka jetuar atje prej 1 viti, por mund të jetojë dhe më gjatë, sepse po e shijon shumë”, shkruan “MailOnline”.
Mediat kanë arritur të sigurojnë foto të shtëpisë brenda, që padyshim është një nga më luksozet që kemi parë deri më tani.