Zv/Kryeministri dhe njëherësh ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini është kërcënuar sot me një zarf me plumb brenda.
Një zarf me një plumb me kalibër 9 mm drejtuar Matteo Salvinit u kap në Qendrën Postare në Romë, në Piazzale Ostiense. Asnjë mesazh nuk kishte brenda zarfit, veç plumbit.
“Ata nuk më frikësojnë dhe unë nuk ndalem. Më shumë se një politikë që shpesh është hipokrite, besoj në solidaritetin e miliona italianëve të respektuar të cilët do të votojnë të dielën”, shton Matteo Salvini në reagimine tij direkt pas ngjarjes.