Policia greke ka arrestuar një shtetas 31 vjeçar për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shqiptari u arrestua në zonën e Patrias ku përveç një sasie të konsiderueshme droge, iu gjetën në banesë rreth 30 mijë euro.
Gjatë arrestimit policia sekuestroi rreth 16 kg kanabis të papërpunuar si dhe rreth 2 kg kanabis të përpunuar, ndërsa është në kërkim edhe një bashkëpunëtor i shqiptarit, një 47-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Me hetimin e çështjes në fjalë është ngarkuar prokuroria e Athinës.