Arrestohen tre autoret e dyshuar te grabitjes se 76-vjeçar në qytetin e Peqinit, mes tyre nje vajze e re si dhe eshte shpallur ne kerkim nje 19-vjecar.
Policia e Peqinit ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës të shtetasit Skënder Zeqirit, ndodhur më datë 08.05.2019.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve: B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës.
Si dhe vijon puna intensive për kapjen edhe të një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes i cili është shpallur në kërkim, shtetasi S.I., 19 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, më datë 08.05.2019, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z., një sasi të kosiderueshme parash.
Përgjimet/ “Do të çoj të 5-in në listë”, kush është koka e PS që i premtoi Mond Çekiçit favorizimin e Jyrgis Çyrbjas?
Hetimet në ngarkim të ish-deputetit të PS, Jyrgis Çyrbja zbardhin bashkëpunimin e socialistë me eksponentë të krimit të organizuar në...