Një aksident ka ndodhur në fshatin Radë, në Gjirin e Lalëzit ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 87 vjeçar.
Policia njofton se viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i cili drejtohej nga 37-vjeçari me iniciale E.Q.
Drejtuesi i mjeti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Durrës ndërkohë që po punohet edhe për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.