“Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër”

20:24 | 31/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0
“Atentat… Vrasje… Viktima… Zhdukje… Palermo… Makinë e djegur…”
Nga Besard Jacaj

Po bëhet një mot që drejt Shkodrës nuk udhëtojnë më gazetarë kulture për të bërë reportazhe për biçikletat, por kolegë kronike që shkojnë për të parë provat në qytetin e kthyer tashmë shpesh në vendngjarje. Në “Scutarin” e ahengut (të dy terma që vërtetojnë lashtësinë e saj) krismat e armëve po dëgjohen më shpesh se jaret e pazëvendësueshme të shpirtit qytetar.

Një vit po bëhet që kur “tuj shetit në mal e në kodër”, lulebora, nuk është më në kopshtin më të bukur në Shkodër, sepse u vyshk duke parë se ç’po ndodh në lagjet e vjetra me banesa karakteristike e me njerëzit që nga mungesa e qetësisë nuk flejnë më në zheg.

Në gjithë këtë situatë, gjëja me e parëndësishme është çorba e institucioneve me gishtin e ngritur të përgjegjësisë (zakon shqiptari) që drejtohet nga kushdo që del përpara, duke harruar se secili kur akuzon, katër të tjerët i ka nga vetja.

Në një vend ku rrisim fëmijët me shprehjet: “i forti ka gjithmonë të drejtë”, “s’të vret kush kot”, “plumbi del me plumb”, e ku adoleshentët njohin çdo lloj modeli arme, por s’të thonë dot një titull libri, shpresa e vetme mbetet ai lart, (jo kryeministri), Zoti!

Read more

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

O Zot, ti e di më mirë se ne ku ka mirë bëjmë keq, e ku ka keq e bëjmë më keq prandaj vër dorë.
Ndërroji edhe ti “drejtuesit e tu të policisë” që të rikthejnë sigurinë jo vetëm tek shkodranët, por tek të gjitha qytetet ku krimi rritet më shpejt se lulet.

Na fal nëse shprehjen “me kenë shkodran, t’tana i ban”, e kemi kapur mbrapsht dhe kemi bërë ato që s’duhen bërë. Riktheji dramat aty ku kanë vendin, në teatrin përballë ish-5 heronjve që prapë na krenon, dhe jo të gjithë qytetin në dramë.

Riktheji prapë bisedat mes shkodranësh për numër shfaqjesh, e jo për numër viktimash.
Derisa ti t’i realizosh këto, lutem të mos ma ndërpresë prapë kafen telefonata nga redaksia: “Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër”.

Etiketa: “Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër”atentatBesard Jacajlajm i funditmakinë e djegurPalermoShkoderviktimavrasjezhdukje

Të Lidhura

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

nga 27
17:38 | 04/02/2026
0

Nga dita e nesërme njoftohen të gjithë abonentët në Durrës se mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të...

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

nga 27
16:42 | 04/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

nga 27
16:34 | 04/02/2026
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurimit...

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

nga 27
16:24 | 04/02/2026
0

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi....

Para
Çiljetës i fusin frikën alienët e Levanit të Fierit

Çiljetës i fusin frikën alienët e Levanit të Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

17:38 | 04/02/2026
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

16:42 | 04/02/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

16:34 | 04/02/2026
Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

16:24 | 04/02/2026
Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

15:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –
  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –
  • Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –
  • Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –
  • Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –
  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –
  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com