Vendoset ora për mbajtjen e seancës plenare. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së bëjnë me dije se deputetët janë njoftuar se seanca do të mbahet të martën në orën 10:00.
Në seancën e ditë së nesërme pritet të bëhet betimi i katër deputetëve të LSI që do të marrin sot mandatin nga KQZ.
Ministrisë së Brendshme i është kërkuar të garantojë sigurinë fizike të deputetëve të mazhorancës, pasi në të njëjtën orë para Kuvendit do të protestojë dhe opozita./oranews