Pse qeveria shqiptare nuk i përgjigjet presidentit grek? (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse qeveria shqiptare nuk i përgjigjet presidentit grek? (film)

20:00 | 02/03/2019
në Kryesore
0

Më shumë se 1280 shqiptarë të Çamërisë u vranë në Masakrën e Filatit në vitin 1945 nga shovinistët grekë. 74 vite më vonë, Shoqata Çamëria ka kujtuar këtë masakër, si shenjë e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi, kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, z. Dritan Sejko, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, znj. Mesila Doda, si dhe të ftuar nderi ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Znj. Edita Tahiri, diplomati i karrierës, Shaban Murati, si dhe historianë dhe personalitete që kane kontribuar për historinë e Çamërisë.

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/270316893886437/

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, iu përgjigj akuzave të Presidentit grek, duke theksuar se këto deklarata, Pavlopulos i bëri nga Konica, një territor i Shqipërisë që u coptua padrejtësisht. Z.Idrizi theksoi se për këto deklarata qeveria shqiptare duhet të reagonte dhe jo të heshte.

Read more

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

“Presidenti i Greqisë ka tentuar sërisht që të kërcënojë Shqipërinë. Këtë gjë e ka bërë në mënyrë të përsëritur. Dua t’i kujtoj Presidentit grek se vendi që ai bënte kërcënimet ishte tokë shqiptare në Konicë.

Është e pafalshme dhe e papranueshme se si, ai po festonte pikërisht vitin 1913, ku padrejtësitë e mëdha historike e coptuan trungun shqiptar. Unë e kuptoj shumë mirë që për Presidentin grek, shekulli i shkuar ndoshta ishte momenti që mund ta bëjë të ndjehet mirë, por i bëj të qartë që ky është shekulli i shqiptarëve dhe sot shqiptarët e kanë marrë fatin e tyre në dorë.
Ajo që sot flet shumë është heshtja e autoriteteve shqiptare. Si është e mundur që Presidenti i Greqisë në mënyrë të përsëritur kërcënon Shqipërinë dhe ne nuk dëgjojmë një reagim nga qeveria shqiptare, një reagim nga Ministria e Jashtme. Unë e di që ndoshta dhe Ministrit të Jashtëm duhet ti mësoj historinë e Çamërisë, siç ja mësova Ramës. Është detyrë e tyre të reagojnë, të reagojnë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve. Greqia do të pranojë ekzistencën e çështjes çame, por edhe zgjidhjen e saj, siç pranoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut.

Sot është Samiti i Diasporës. Por, sot për herë të parë u harrua të ftohej një përfaqësues nga çamëria, duke lënë bosh hartën identitare të kombit shqiptar. Mesa duket Ramës nuk i mjafton ajo që ka bërë me çështjen çame dhe pazaret me Greqinë. Samiti i Diasporës nuk duhet të jetë vetëm një fasadë. Nëse shteti shqiptar do të bëjë një veprim konkret, le të japë pasaporta shqiptare, për çdo person që është me orgjinë shqiptare. Diaspora duhet të ketë vendet e veta në Parlamentin e Shqipërisë. Nuk mund të vazhdojmë dot me retorikë boshe që do të votojnë emigrantët, kur nuk bëjmë dot zgjedhje të lira brenda territorit.

Sot në Shqipëri nuk kemi ekonomi tregu. Shqipëria duhet të jetë zonë e lirë ekonomike për Diasporën. Kjo do të thotë se çdo njeri nga Diaspora, të marrë pasaportën shqiptare dhe të vij të investojë në Shqipëri, pa taksa. Kemi luftuar për 8 vjet që Shqipëria të kishte një ministër Diaspore. Në fakt ne duhet të kemi një qeveri tani, se gjysma e shqiptarëve janë jashtë Shqipërisë. Duhej një ministri me kompetenca të plota për Diasporën dhe jo thjesht një ministër shteti”, – u shpreh z.Idrizi.

Ish ministrja e jashtme e Kosovës Edita Tahiri, u shpreh se pa Kosovën dhe Çamërinë, nuk ka Shqipëri.

“Mund të them me bindje se pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka Shqipëri. Ne kemi fuqi si komb, por ende kemi nevojë për një zhvillim shtetëror, pra të piqemi si shtetarë. Po të ishim të pjekur, askush nuk do ti prekte kufijtë e Kosovës, siç po tentohet nga disa lider politikë në Kosovë. Z.Idrizi përmendi pazaret e Ramës me Greqinë, atje në Kosovë janë të Hashim Thaçit. Por ju siguroj që askush nuk do ti prekë kufijtë e Kosovës, pasi janë larë me gjak. Ashtu siç po zotohem për Kosovën, po zotohem edhe për Çamërinë, që do të bëjë gjithçka që kjo çështje të vazhdojë avancimin drejt zgjidhjes së saj”, – tha znj.Tahiri.

Kryetari i Shoqatës Çamëria Dritan Sejko tha se: Në rrugëtimin tonë, do të jemi përballë çdo individi apo organizate që do tentojë të na pengojë për zgjidhjen e çështjes çame. Shoqata Çamëria do të vlerësojë çdo individ apo institucion që do kontribojë në çështjen kombëtare.

Në këtë aktivitet u vlerësuan me mirënjohje edhe diplomati i karrierës, z. shaban Murati i cili u shpreh se: Mendja dhe zemra ime do të jenë në shërbim të çështjes çame.

Me mirënjohjen e Çamërisë, Shoqata Patriotike “Çamëria” vlerësoi edhe disa personalitete të tjera si historianin Ibrahim Hoxha, ish themeluesin e e saj, z.Abaz Dojaka ( pas vdekjes), si edhe poetin nga kosova Fatmir Muja për poezinë e tij “Trëndafilat e Çamërisë”.

Etiketa: Abaz DojakadiplomatiDritan Sejkoedita tahiriFatmir MujaMasakra e FilatitMesila DodaPDIUshaban muratiShpetim IdriziTrëndafilat e Çamërisë

Të Lidhura

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Para
Historia që përsërit vetveten…

Historia që përsërit vetveten...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com