Majlinda Bregu një nga drejtueset e dikurshme të Partisë Demokratike, sot kryetare e Komisionit të Integrimit nuk është kursyer në “6 ditë pa Ermalin”.
Ajo ka qenë në formë për të lëshuar batuta dhe kunja për mënyrën se si po e udhëheq opozitën Partia Demokratike.
Kur Ermal Mamaqi e ka pyetur se si do të ishte PD nëse Sokol Olldashi do ishte gjallë ajo është përgjigjur:
“Po të ishte gjallë, Sokol Olldashi, PD-ja do të ishte ndryshe.”