Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve parapërgatitore për protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme.
Sot ai u ndal në zonën pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe “21 Dhjetorit”, ndërsa sulmoi Ramën për situatën në të cilën ndodhet ekonomia e vendit dhe arsimi.
Lidhur me Ramë, ai u shpreh: “Ia ka mbathur për në Vlorë, por edhe Vlora do ta përzërë. Nesër Shqiptarët e bashkuar do të jenë përballë dy alternativave, ose para drejtësisë ose të ia mbathë në azil te Gruevski”.
Pas këtij bashkëbisedimi, Basha është nisur në marshim në këmbë për tek zona e “Astirit” së bashku me studentët dhe qytetarë të ndryshëm, ku do t’u bashkohet protestës së tyre.