Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas

17:36 | 09/02/2019
në Uncategorized
0

Nga Zana Avdiu

Që nga lindja e fëmijës, kur foshnja është vajzë, ajo ngarkohet me barrën “e ruajtjes së fytyrës “të babës, vëllait, familjes e fisit. Dhe krejtësisht e kundërta, kur fëmija është djalë, atij i kërkohet të jetë sa me i ashpër, dhe i zoti që të marrë sa me shumë “ndere” nga vajzat e te tjerëve, e te tijat ti ruaj ne sirtar, sepse ashtu do ti forcohet burrëria.

Por, çka nënkuptojmë me ruajtjen e fytyrës se babës, vëllait, familjes e fisit? Që vajza të mos vjedhë? Jo! Që vajza të mos vrasë? Jo! Që vajza të mos ta rrahë dikë? Jo! Pra, me ruajtjen e nderit nënkuptojmë, ruajtjen e virgjërisë. Dhe, vajzës i thuhet “ruaje nderin e familjes, dhe mos bej sex me askënd”. Kështu që, nderi i familjeve tona, qenka mes këmbeve të vajzave e grave të familjes.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Mbi këtë bazë, i ndalohet edhe shkollimi, punësimi dhe dalja në publik, vajzave dhe grave. Sepse, dalja e tyre nga shtëpia, rrezikon seriozisht humbjen e nderit të familjes. Pastaj, edhe në rastet kur vajzat i nënshtrohen një dhune fizike e seksuale, ato mbajnë përgjegjësinë e fajit, sepse ato nuk është dashur ti provokonin burrat me veshjen e tyre, pamjen e tyre e me daljen e tyre në publik. Pra, vajzat në këtë rast, akuzohen edhe për ekzistencën e tyre, sepse vet ekzistenca e një vajze, është provokim për burrin. Dhe, duke qenë e tillë, faji bie mbi supet e vajzës.

Por, si mund ta shlyej këtë faj, vajza? Sipas standardit të shoqërisë sonë, do ta shlyej duke u martuar me dhunuesin e saj dhe kështu do ta ruaj nderin e familjes e të fisit. Përdhunimi si akt nuk është me rendësi dhe nuk konsiderohet krim, por humbja e nderit! E, nëse përdhunuesi martohet me viktimën, atëherë ai e pastron nderin e familjes se vajzës, dhe harrohet çdo gjë. Pra, ky është dënimi për dhunuesin, që të martohet me vajzën! (ta kujtojmë se: edhe viktimat e dhunës seksuale të luftës, janë shtypur, maltretuar, mbyllur e keqtrajtuar nga familjet e tyre, sepse në këtë rast, viktimën e kane pasë të pamundur që ta martojnë me dhunuesin e saj, dhe disi është dashur ta pastrojnë nderin. E si e pastruan nderin? Duke i bërë që ta paguajnë këto gra!).

Këtu nuk është me rëndësi vuajtja e vajzës, tortura dhe dhuna që i është bërë dhe që do t’i bëhet, duke qenë e nënshtruar gjithë jetën nga dhunuesi i saj, sepse ajo nuk është aspak e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme sepse, ajo ka bërë faj, duke mos e ruajtur nderin e familjes. Ajo mban përgjegjësinë që nuk është treguar e kujdesshme, dhe të mos i zgjoj epshet shtazarake te një burri, dhe kështu e ka rrezikuar apo e ka humbur nderin e familjes. Pra, dhunuesi nuk ka bërë krim, por vajza! (Ta kujtojmë, martesa nuk bëhet për mirëqenien e gruas, por ta ruaje superioritetin e burrave).

Por, çka ndodh ne rast se vajza nuk martohet me burrin e parë me të cilin ka pasë lidhje, apo dhunuesin e saj, kur e dimë se një vajzë kur e humb virgjërinë, ka humbur vlerën e saj dhe nderin e familjes, dhe si e tille ajo nuk është e denjë të bëhet grua e dikujt tjetër?

Ndodh kështu: ajo do të linçohet nga shoqëria, do të përbuzet, do të mbetet rrugëve e do të keqpërdoret trupi i saj, deri në vdekje. Ajo do ta vuajë gjithë jetën, fakti i të qënurit njollë turpi për familjen e saj. Kjo shoqëri do ta dënoje viktimën, për të ruajtur nderin familjar, e me këtë të gjithë shoqërisë.

E duke u bazuar ne të gjitha këto, çka mund te presim tjetër nga polici, mësuesi, mjeku e hoxha? Këta janë pjesë e kësaj shoqërie, janë edukuar ne këtë frymë të shoqërisë. Këta janë nga brumi i kësaj shoqërie.

Si mund të presim që polici, mjeku, mësuesi e hoxha,  ta trajtoje vajzën si njeri, ta respektoje dinjitetin dhe integritetin e saj? Si mund të presim që ata te sillen ndryshe, kur vajza ka thyer çdo rregull, kur ka dalë jashta shtëpise? Ajo nuk e ka përmbushur obligimin e saj, por këta do ta përmbushin.., do ta sulmojnë e dhunojnë, sepse ashtu do ta forcojnë pafundësisht burrërinë e tyre. Ata nuk do ta humbin nderin e tyre, por do ta marrin edhe një të tillë, atë te vajzës.

Dhe, këto krime do të ndodhin për aq kohe, sa burrat do të nxiten të bëjnë sex, e vajzave do tu ndalohet. Këto krime do te ndodhin për aq kohe sa ajo që është e ndaluar për gratë, është vlerë për burrat. Këto krime do të ndodhin për aq kohe sa gratë do të trajtohen nga shoqëria objekt seksi e prodhimi, e vegla nën shërbimin e burrit. Pra, shoqëria duhet të mbahet përgjegjëse për këtë, sepse ajo mundëson krime te tilla.

Etiketa: gruamoralshqiptarZana Avdiu

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Analiza e Policisë së Shtetit: Në 2018, një vrasje më pak

Analiza e Policisë së Shtetit: Në 2018, një vrasje më pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com