Incidenti i Fushë-Krujës, para ndeshjes mes Kastriotit dhe Skënderbeut është kthyer në një telenovelë të vërtetë.
Mes reagimeve të klubeve respektive dhe Partizanit, i cili u fut në mes për shkak se dyshohet se incidentet ishin të inskenuara nga ata, në skenë ka dalur edhe policia e shtetit. Sipas kësaj të fundit, në Fushë-Krujë nuk ka pasur përplasje mes tifozëve të dy skuadrave, deklaratë që ka ngjallur reagimin e korçarëve.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” Skënderbeu ka ironizuar me komentet e policisë, duke publikuar pjesë nga filmi shqiptar “Lulëkuqet mbi mure”.
“Reagim qesharak i policisë! Ja pra krisma nuk ka pasur…Kurse dhunuesi kërkon prova nga i dhunuari. Ndodh edhe kjo”, ka shkruar “KF Skënderbeu”. Për më tepër shikoni videon e publikuar nga korçarët.
/Ora News.tv