Thirrje nga Sllovenia: Hetoni Edi Ramën për korrupsion me KESH-in – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thirrje nga Sllovenia: Hetoni Edi Ramën për korrupsion me KESH-in

09:45 | 29/01/2019
në Uncategorized
0

Gjatë një interviste për “Shekulli–n”, drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Becirovic, parashikon trazira në Shqipëri. Sipas tij, njerëz të familjes së Ramës janë të përfshirë në tenderët e KESH, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare.

Bisedoi: Erjon Dervishi

Kryeministri Edi Rama të hetohet për aferat korruptive në energjetikë. Apeli i fortë vjen nga Sllovenia, ku Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe shoqërisë civile. Kur flitet për Shqipërinë, e para gjë që vihet në dukje është situata e krimit dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Por Dr. Zijad Beçiroviç, Drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Studime Ballkanike, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, bën një analizë  të situatës ekonomike, që si rrjedhojë do të ketë edhe protesta të tjera më të mëdha. Për Becirovic, historia e KESH është një histori korruptive dhe për këtë arsye, prokuroria e vendit duhet të fillojë hetimet. Këto hetime duhet të prekin në radhë të parë vetë Kryeministrin, Edi Rama. Ndërsa në pjesën e dytë Dr. Zijad Becirevic, flet për strukturën e krimit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Intervista e plotë:

Dr. Beçiroviç, cilat janë problematikat në Ballkanin Perëndimor?

Situata është tejet komplekse dhe shqetësuese. Shkak kyç për këtë është se perëndimi ka ndërtuar marrëdhënie të partneritetit në shtetet e Ballkanit Perëndimor me strukturat politike-kriminale. Është paraqitur fenomeni i politizimit të krimit dhe kriminalizimit të politikës, ndërsa lidhjet ndërmjet politikës dhe krimit janë bërë të pashkëputshme. Strukturat politike-kriminale kanë krijuar “shtetin në shtet” dhe kjo është karakteristike për të gjitha shtetet në rajon.

A e mendoni se Shqipëria ka bërë hapa në drejtim të afrimit me Bashkimin Evropian?

Frikësohem se Shqipëria është duke bërë hapa prapa. Situata aktuale në Shqipëri paraqet tensionime të brendshme të mëdha, që do të rriten edhe më shumë dhe do të vijë deri te protesta edhe më të mëdha masive të orientuara kundër Qeverisë së Edi Ramës, që është gjithnjë e më pak kryeministër i Shqipërisë, e gjithnjë e më shumë kryeministër i krimit. Shembulli më ilustrues është biznesi i narkotikëve dhe krimi në sektorin energjetik me theks të posaçëm në tregtinë me energjinë përmes KESH-it. Pse prokuroria Shqiptare nuk fillon hetimet kundër KESH-it, rregullatorit të energjetikës ERE-as, ACA-së (Autoritetit shqiptar për Konkurrencën) dhe anëtarëve të familjes Rama? Në skenë është një polarizim i fuqishëm politik. Thjesht, është krijuar një pasiguri e madhe, që mund të kapërcehet, gjegjësisht të amortizohet vetëm me një politikë të mençur, por që tani nuk shihet në horizont.

Po për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidave të saj?

Vështirë se mund të shoh këtu dialog. Shoh vetëm duetin Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, që luajnë secili lojën e vetë, në interes të vetë. Thaçi e ka vënë në bixhoz fatin e Kosovës duke vallëzuar me Ujkun (Vuk në serbisht ujku- pra Vuçiçin). Çdo lider i përgjegjshëm kosovar do të duhej të ishte i shqetësuar me faktin se 13 shtete e kanë tërhequr pranimin ndërkombëtar të Kosovës.

Mendoni se shkëmbimi territorial përbën një kërcënim për stabilitetin?

Tentativat e shkëmbimit të territoreve gjatë historisë kanë sjellë vuajtje dhe fatkeqësi. Vuçiç dhe Thaçi me veprimin dhe sjelljet e tyre politike për qytetarët e vetë, kanë sjellë fatkeqësi të mjaftueshme sa që nuk u nevojiten më shumë. Në rajon, kohë më parë janë zhvilluar katër luftëra për kufij, por asnjë kufi nuk është shtyrë as për një milimetër. Kjo është lojë me fatet e njerëzve, në mënyrë që Thaçi dhe Vuçiç të mbijetojnë politikisht. Është kjo lojë e rrezikshme dhe e dëmshme.

Si e vlerësoni veprimin e qeverisë së Kosovës në lidhje me tarifat e vendosura për produktet serbe, në raport me luftën e Serbisë për të anuluar njohjet?

Duhet respektuar Marrëveshjen CEFTA. Me sanksione nuk mund të nxirret me dhunë pranimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Sanksionet kanë treguar edhe një herë se çfarë liderësh ka Kosova, liderë që nuk janë burra shteti. Provë për këtë janë edhe 13 pranime ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës të tërhequra.

 Për sa i përket marrëveshjes së Prespës, miratimi i saj në Greqi është shoqëruar me protesta të mëdha. Por problemi më i madh mbetet Maqedonia. Si e shikoni këtë situatë?

Marrëveshja e Prespës ka treguar se, edhe përkundër të gjithave, mund të arrihen kompromise, kur janë në pyetje problemet më të mëdha prej shumë dekadash. Do ta citoja ish-kryetarin e Kroacisë, Stipe Mesiçin, që ka thënë se Marrëveshja e Prespës është, ndoshta më e rëndësishme dypalëshe ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Po në lidhje me kërcënimet që mund te ketë Ballkani Perëndimor?

Po, në kontekstin që Ballkani të përdoret për qërimin e ndërsjellët të hesapeve të dy superfuqive dhe/ose fuqive rajonale në territorin e tij. Ballkani në të kaluarën gjithnjë ka qenë monedhë kusuri për të mëdhenjtë.

IFIMES

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanike, me seli në Lubjanë, Slloveni, ka status të posaçëm konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social ECOSOC/OKB që nga viti 2018. IFIMES është gjithashtu botuesi i ditarit shkencor ndërkombëtar dyvjeçar Evropian. IFIMES mbledh dhe përzgjedh informacione dhe burime të ndryshme në zonat kyçe të konfliktit në botë. Instituti analizon marrëdhëniet reciproke midis palëve me qëllim të promovimit të rëndësisë së pajtimit, parandalimit të hershëm, diplomacisë preventive dhe masave të çarmatimit/ndërtimit të besimit, në zgjidhjen e konflikteve rajonale ose globale të konflikteve ekzistuese dhe rolin e veprimeve parandaluese kundër mosmarrëveshjeve të reja globale. Ideja për të krijuar Institutin IFIMES, sipas drejtuesve, është një reflektim i realitetit të përbashkët dhe nevojave të botës për të arritur zgjidhje të përbashkëta – tani më shumë se kurrë në të kaluarën. Interesat dhe lidhjet e përbashkëta ndërmjet politikave të ndryshme, kombeve, feve, rajoneve të botës dhe partive të ndryshme të interesit janë thelbësore. Fusha e kërkimit dhe punës së Institutit IFIMES është Lindja e Mesme (MENA-Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut) dhe Ballkani (Evropa Juglindore), ku marrëdhëniet midis entiteteve të ndryshme janë më së shumti të ndikuara nga baza fetare, etnike, kombëtare dhe racore. Bashkëpunëtorët e Institutit janë ekspertë të respektuar, shkencëtarë, menaxherë, gazetarë dhe hulumtues, të cilët po prezantojnë kolegë të rinj nga e gjithë bota për të punuar, me qëllim të edukimit plotësues, promovimit të njohurive dhe të arritjeve shkencore me theks të veçantë në aspektin politik dhe ekonomik lidhjet brenda rajonit, midis rajoneve dhe në nivel global. Instituti IFIMES përmes organizimit të seminareve, simpoziumeve, konferencave, tryezave të rrumbullakëta (me pjesëmarrës nga grupe të ndryshme interesi: shkencëtarë, politikanë, udhëheqës biznesi, përfaqësues të institucioneve fetare, gazetarë, artistë dhe të tjerë), kryerjen e analizave, studimeve, misioneve dhe projekteve, si dhe përmes botimeve të veta që paraqesin rezultatet e punës dhe arritjeve të saj, duke synuar gjithashtu politikanët kryesorë ndërkombëtarë dhe krijuesit e mendimit. IFIMES bashkëpunon gjerësisht me institucionet përkatëse nga Evropa, Amerika, Azia dhe MENA-Ballkani (Evropa Juglindore) në projekte, studime dhe analiza. Aktivitetet “Think-Tank” të IFIMES janë të orientuara veçanërisht në fushat e politikës ndërkombëtare (të huaja) dhe ekonomia, marrëdhëniet ndërkombëtare, këshillimi i institucioneve shtetërore si dhe aktorët jo-shtetërorë si akademia dhe entitetet e korporatave. IFIMES është duke kërkuar dhe rekomanduar zgjidhje politike për qeveritë e botës, veçanërisht dhe sidomos ato që lidhen me pajtimin, parandalimin e hershëm/diplomacinë parandaluese dhe masat për çarmatim/masat e ndërtimit të besimit kryesisht për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, por gjithashtu përtej këtyre politikave gjeopolitike teatro.

Korrupsioni

KESH u bën nder dy kompanive, abuzime me tenderët dhe energjinë

Një tjetër institucion që ka hedhur hije dyshimi për KESH është edhe Sekretariati i Vjenës. Ata theksojnë se KESH ka manipuluar me tenderët dhe depozitimin e energjisë. Për këtë çështje ka reaguar disa muaj më parë edhe Autoriteti i Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi të shkurtër ka komunikuar se ka protokolluar një letër që mban datën 19 tetor 2018, të dërguar nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë. Ky i fundit, i shkruan drejtueses së Autoritetit, Juliana Latifi në 19.11.2018, se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka manipuluar me tenderët për shitjen dhe depozitimin e energjisë elektrike në vend, duke favorizuar dy kompani, emri i të cilave nuk përmendet. Mbi këtë argument, Sekretariati i Vjenës kërkon lejen dhe bashkëpunimin e znj. Latifi për të ndërmarrë një hetim mbi kompaninë KESH, ndërsa njofton në letër se dyshimet dhe të dhënat paraprake për abuzime i janë përcjellë nga një kompani private në vendin tonë. Ankuesi pretendon se KESH ka privilegjuar dy kompani në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike, madje duke u shpërndarë atyre informacion paraprak për ofertat tenderuese.

/shekulli.com.al/

Etiketa: Instituti Ndërkombëtar për Studimet BallkanikeKESHslloveniThirrje nga Sllovenia: Hetoni Edi Ramën për korrupsion me KESH-intraziraZijad Becirovic

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Reshje të shpeshta shiu, si pritet të jenë temperaturat sot

Reshje të shpeshta shiu, si pritet të jenë temperaturat sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com