Një kosovar i sulmuar nga dy shtetet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një kosovar i sulmuar nga dy shtetet

10:19 | 24/01/2019
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Mund të ishte një sllav i admiruar në dy shtetet; dhe ka qenë. Edhe kjo është pasqyrë e Internacionalizmit. Marshalli Josif Broz Tito ishte “shpëtimi” e udhëheqjes në Tiranë, dhe po kështu në Prishtinë…

Ndërsa një kosovar i ri, ministër, sulmohet në të dy shtetet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edhe kjo është pasqyrë e Internacionalizmit. Gent Cakaj, një djalë 28 vjeçar nga Kosova, i cili jeton në  Tiranë, është propozuar nga kryeministri si Ministër i Jashtëm. Të dy palët “e shqyen” kur e panë aq të ri dhe të pa armë, siç kishin parë Marshallin Tito.

Pse e sulmuan “për vdekje” kosovarin Gent Cakaj?

Fillimisht presidenti i Republikës tha se “është shumë i ri, veç 28 vjeç”.  Por shpejt iu kujtua vetja që 23 vjeç kishte qenë deputet dhe 25 vjeç kryeministër. Rrotull nesh, në Europë, ka plot modele të kësaj moshë, që nga kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Në shtetin tjetër, Kosovë, e sulmuan thuajse të gjithë politikanët e rënë. Kryeministri Haradinaj, i ardhur trimërisht nga Lufta, u qullos e nuk mundi të flasë serbes e të deklarojë se e përkrah një djal kosovar që bëhet ministër në Shqipëri. Por veç tha “e kam mik Metën”.

Partia politike opozitare që u krijua në vitrin 1990, pro- Kosovës dhe me betim kundër internacionalizmit proletar komunist, PD, tani u sul në mënyrën më të pamëshirshme kundër djaloshit kosovar. Këta e quajtën “shërbëtor”, e quajtën “mumje”, e quajtën “fëmijë”, dhe më në fund i kërkuan zyrtarisht presidentit që të bënte atë që vetë kishte në mendje: “Mos dekreto kosovarin…”.

Vetë gruaja e Metës, që është edhe first- lady, edhe kryetare e Opozitës, e quan emërimin e kosovarit ministër si “përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë”.

Ish presidenti Nishani e quan “akt poshtërues për shtetin shqiptar”.

Media pranë presidentit aktual, Media 24, me pronar një skraparlli që thonë se punon paratë e Metës, Irfan Hysenbelliu, nuk pushon së përqeshuri djaloshin kosovar si ministër i Jashtëm. Sot ka shkruar se “edhe pse nga Kosova, bën si kryediplomat dhe thotë atdheu ynë”. Sipas zotit Hysenbelliu, një kosovar me shtetësi shqiptare nuk ka të drejtë të thotë “atdheu ynë”; ndërsa një skraparlli me shtetësi shqiptare e ka këtë të drejtë ekskluzive…

Internacionalizmi, si një ide komuniste që i krijoji botës problemet më të mëdha, është krijuar jo vetëm nga shtetet, por edhe nga emocionet; ose nga emocionet dhe nga shtetet. Njerëz të ngarkuar me emocione të vjetra komuniste, me nivele injorantësh, janë gati që të ëprqafojnë internacionalizmin politikisht. Aq më keq kur këta kanë fuqi shtetërore.

Këta janë gati të shkojnë e të vijnë në Kosovë, të hipin në malet e Kosovës, të qajnë me lot gëzimi për bukuritë e Kosovës…, por në fund “thikën” internacionalsite e mbajnë gjithnjë prapa zverkut të Kosovës.

“Na sillni o njerëz, një të huaj, që të mos jetë Kosovar, dhe ta votojnë të gjithë këta kopukë!”

Etiketa: Frrok Çupigent cakajJosif Broz TitokosovarkosoveShqiperi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shqipëria me një këmbë dhe me shumë koka të nxehta…

Shqipëria me një këmbë dhe me shumë koka të nxehta…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com