Nga Avni Nezaj
Edi Rama Kryeministër.
Edi Rama Kryetar i Partisë Socialiste.
Edi Rama Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, sepse Balla mban vetëm letrat.
Edi Rama Kryetar Kuvendi sepse ai që është me letra e ka mendjen tek mbledhja e organizatës bazë të partisë.
Edi Rama kryeredaktor i mediave. ERTV… “Xing me Ramën”, “Zonë me Ramën”, ect.
Edi Rama, shef i legalizimeve, ndan çertifikatat ku të mundet.
Edi Rama Minister i Transportit, del shpesh e shikon rrugët që ka bërë Sali Berisha u bën edhe ndonjë vijë të bardhë.
Edi Rama kryetar bashkie, jep lejet e territorit.
Edi Rama Minister i Brendshëm, Lleshi ish-këshilltar i ngushtë i tij.
Edi Rama kryetar i të gjithë gjykatave sepse s’ka asnjë gjykatë që funksionon normalisht.
Edi Rama Skenderbe, e tha Spiropali, edhe mund ta besojmë….
Edi Rama Kreprokuror, veçse i përkohëshëm edhe pak kohë, pasi e caktoi vetë mos të bjerë në sy….
Edi Rama protestues me stdudentët kundër vehtes së tij. U vetëdeklarua vetë pak ditë para vit të ri.
Tani Edi Rama Minister i Jashtëm, vetëm kjo i kishte ngelur.
Edi Rama, t”i rrojë partisë!
Pritet që në ditët në vijim të vetëemërohet edhe President edhe Kryetar i opozitës…diktatura nuk është ndryshe…
https://www.syri.net/op-ed/224158/edi-rama-ti-rroje-partise/