Refuzimi i Metës për të dekretuar ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, duke e motivuar me deklaratat e tij rrezikshme për çështjen e kufijve, u prit keq nga Rama. Kreu i qeverisë i kërkoi ndjesë Kosovës për këtë vendim të presidentit. “Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin”, tha Rama.
Por Meta ka reaguar para pak minutash duke deklaruar se sa të jetë ai president i vendit, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë.
“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, ka shkruar Meta.