Gjysma e Shqipërisë rrezikon të mbetet pa energji elektrikte. Vendosja e një eksplozivi ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës të linjës të tensionit të larte 400kV, Tirana2 – Podgorice, në Fushë Krujë.
Aktualisht, Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend.