Bojkotimi i mësimit, shtëpive e kafeneve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bojkotimi i mësimit, shtëpive e kafeneve

15:05 | 12/12/2018
në Uncategorized
0

Nga Olta Beqiri

Pas thirrjeve të djeshme të protestës studentore që të martën e 11 dhjetorit të gjithë duhet të ishim të pranishëm, për të organizuar një ndër protestat më të mëdha shqiptare, e vendosa që do të isha e pranishme, me hir a me pahir.

Edhe nëse autobusët nuk do të niseshin do të merrja taksi. Edhe nëse taksisti nuk do të pranonte të më sillte në Tiranë për këtë kauzë, do të merrja biçikletën e vjetër. Edhe nëse biçikletës, frenat nuk do t’i punonin, zinxhiri do t’i ishte ndryshkur e gomat do t’i ishin shfryrë, do të merrja makinë të rastit. Po edhe nëse makina e rastit nuk do të më merrte, do marshoja në këmbë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Sidoqoftë, erdha në Tiranë. Brohoritjet e studentëve për “Jo politikë”, “L.N. dil në bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”, etj, dëgjoheshin që në hyrje të “Zogut të Zi”.

Zemrën ma kaploi një ndjenjë fitoreje. Mendova “Ia dolëm”, pa hyrë ende në brendi të situatës.
Kur u afrova, shikoja studentë të cilët tundnin flamuj shqiptarë, europianë e amerikanë. Shikoja të tjerë të cilët mbanin megafonë në duar e drejtonin protestën. Të tjerë që jepnin intervista për kanale të ndryshme televizive. Disa bënin foto, disa shpërndanin ushqim, shumica ekspozonin banderolat e magjishme. Dëgjoja rreth meje njerëz që fishkëllenin, të tjerë që duartrokisnin a bërtisnin. Pas meje qëndronte një gjyshe, e cila na ofronte mbështetjen e saj.
Edhe ashtu krenare, mendoja “Ia dolëm”. Derisa, nëpërmjet rrjeteve sociale, lexova statusin e KM, i cili këmbëngulte e do të vazhdojë të këmbëngulë deri sonte në 22:00 te “Top Show” për dialog.

Pas këtij momenti, u duk sikur protesta mori një frymë tjetër. Brohorisnin për “Jo Negociata”, “Jo dialog”. Situata u duk sikur doli jashtë kontrollit që dy a tri orë pas nisjes thuajse. Disa flisnin me mikrofon në majë të pallatit, disa të tjerë përdornin megafonet.

E në fakt është cilësuar që ditën e parë të protestës se studentët nuk kanë përfaqësi. E mira është që duhet të ketë një grup përfaqësuesish. Siç kishte në 90′, kur protestën e mori në dorë Azem Hajdari me shokë.

Drerët nuk mund ta lëvizin slitën e nuk mund t’ua shpërndajnë dhuratat fëmijëve nëse në krye nuk kanë babagjyshin.

Protesta e paradites së sotme, ishte protesta më e bukur që më kanë parë sytë, pas asaj të armëve kimike. Por protesta e mbrëmjes së sotme, ishte edhe më e shëmtuar se protestat e opozitës. Studentët u ndanë në “ca të nënës, ca të babait e ca të komshiut”.

Nëse vërtetë duam ta bojkotojmë mësimin, shtëpinë e kafenë, duhet të qëndrojmë të bashkuar, duhet të diskutojmë me njëri-tjetrin, duhet të merremi vesh. Sepse siç thonte edhe John Kennedy “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”.

Etiketa: bojkotkafeOlta Beqiriprotestështepi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Policia sqaron procedimin e protestuesve: Dogjën materiale të dëmshme për shëndetin

Policia sqaron procedimin e protestuesve: Dogjën materiale të dëmshme për shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com