Nga Erion Kristo
Ju nuk jeni i sinqertë zoti Kryeministër!
Ju flisni për dialog, por policët tuaj heqin foninë në protestë.
Ju jeni i hapur, por hiqni korrentin elektrik nga protesta.
Ju doni të bisedoni, por i ftoni studentët në fejsbuk, ndërkohë që gjithë shteti është porositur të komentojë mesazhet që ju keni përgatitur.
Ju doni të zgjidhni problemet e studentëve, por porositni pedagogët të ushtrojnë presion me mungesa ndaj studentëve protestues.
Ju doni të flisni me studentët, por merreni me kundërshtarët tuaj politikë, pra politizoni.
Ju doni ardhmëri, por ofendoni pedagogët duke i quajtur larva dhe qorra.
Ju dërgoni forumet tuaja rinore në protestë, edhe pse akuzoni të tjerët.
Ju flisni e flisni me orë të tëra dhe nuk mbani asnjë përgjegjësi, nuk pranoni asnjë dështim.
Ju doni të përçani protestën. Protesta nuk u përket vetëm studentëve, por gjithë njerëzve.
Jeni i pasinqertë!