Shqipëria dhe Kosova brenda 6 muajve të vitit të ardhshëm nuk do të kenë më bariera tarifore. Lajmi u konfirmua nga dy kryeministrat Rama dhe Haradinaj pas mbledhjes së përbashkët në Pejë. Ata i kërkuan edhe vendeve të tjera në rasjon që të ndjekin të njëjtin shembull.
Në mbledhjen e pestë mes dy qeverive u arritën të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ku spikasin ato për heqjen e tarifave roaming mes dy vendeve si dhe ajo për njohjen e patenteve.
Dritan Kaba ka komentuar marrëveshjen mes dy vendeve duke sjellë në vëmendje atë që Rama dhe Haradinaj kanë thënë për njëri-tjetrin, duke theksuar se kryeministrit tonë iu çorr maska Ramës kur ishte çështja e ndryshimit të kufijve.
“Rama ofendon Ramushin, i thotë gomar. Ramushi ia kthen ti je tradhtar. Në të vetmin vend ku u çorr maska Ramës ishte çështja e ndryshimit të kufijve. Pallavrat e tjera të patriotizmzit fals plasën si flluska sapuni”, shkruan Kaba.