Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish sot në protestë në mbrojtje të banesave të tyre, ndërkohë mes protestuesve kishte dhe shumë fëmijë, njëlloj të shqetësuar për fatin e banesave të tyre.
Siç duket kjo situatë që zgjat prej dy javësh i ka “traumatizuar” dhe ata, që së bashku me të rriturit i bëjnë thirrje kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj që të tërhiqen.
“Po ça janë tre vjet qera, ku do iki të jetoj unë pas tre vjetësh pastaj, ai Erjoni na gënjen, na thotë hajdeni tek parku. Po ç’e duam parkun ku nuk kemi ku të jetojmë’, tha njëri prej tyre.
I pyetur se çfarë donte për dhuratë për festat e fundvitit, i vogli u përgjigj “ Për dhuratë duan që të mos ma prishin shtëpitë”.
Ndërkohë që në “Astir” protestohej në mbrojtje të banesave, në sheshin “Skënderbej” Veliaj ndezi dritat e festave të fundvitit.