Pas dy vjetësh i fshehur me emrin Tom Kuka, autori i romaneve “Hide mbi kalldrëm” dhe së fundmi “Gurët e vetmisë” ka vendosur të shfaqet me emrin e tij të vërtetë.
Enkel Demi vendos të thyej heshtjen, sepse tashmë shumë e kanë kuptuar se cili fshihet pas këtij pseudonimi. Mbajtja e fshehur e kësaj gjëje sipas tij, tani mund të duket egocentrizëm i tepruar. Emri i shkrimtarisë mund të mbetet sërish i tillë, Tom Kuka, por fshehja pas tij ka përfunduar.