Përse z. Lulzim Basha nuk e pranoi ftesën e zotit Edi Rama? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse z. Lulzim Basha nuk e pranoi ftesën e zotit Edi Rama?

10:22 | 04/04/2016
në Opinion
0

 

Nga: Artan Fuga

Sepse nuk ka pike interesi në këtë vit elektoral. Po ta pranonte do të ishte një anashkalim publik i partneritetit me kryetarin e PD, doktor Berishën. Po ashtu do të përjashtonte nga një treshe që i ntereson atij, zotin Ilir Meta. E po ashtu do të ngjallte mosbesim te aleatët e tij.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E çfarë e do dialogun e institucionalizuar kur në këtë vit elektoral interesi ia do të radikalizojë qëndrimin si opozitar? Atij strategjikisht i duhet të hapë dialog me aleatët e tij politike dhe me shoqerinë civile dhe jo me partinë në qeveri.

Zoti Basha deri tani bënte kot se donte pushtet. Digjte bunkerë që tu digjte afshin e revoltës pasuesve të paduruar në PD.

Si ta merrte, me dhunë? Me kryengritje? Kush ta pranon? Por këtë vit sinqerisht ai kërkon pushtet. O pushtet, ose i duhet të iki. Çfarë i duhet konsultimi jashtë parlamentit! Deri tani e ka pasur shumë vështire t’i kontrollonte deputetët e tij kur vetë nuk ishte në kuvend.

Fjalimet e gjata të dr. Berishës në Kuvend kanë një funksion të fshehur. Ai zë gjithë kohën e të folurit të PD-së dhe kështu deputetët e PD kanë pak kohë për të livadhisur nëpër shtigje aventureske kompromisesh me presidiumin.

Kishte nevoje t’i merrte me të mirë deputetet. Po tani, në këtë vit elektoral? Janë deputetët e PD-së që kanë nevojë për zotin Lulzim Basha. Në vit elektoral është partia që kontrollon deputetët dhe jo deputetët partinë.

Nuk ka nevoje pra të anashkalojë deputetët e PD-s që duan të “dredhin bishtin”.

Sus tani! Ose ik nga lista! Koha luan për të e jo për ca ish-ministra që ia kanë sjellë elektoratit në majë të hundës dhe si mëkatarë që janë i lustrojnë këpucet pushtetit të radhës.

Elektorati i kërkon fytyra të reja se me të vjetrit mo? -zoti Edi Rama e ka fitoren në xhep. Ja përse zoti Lulzim Basha besoj se e quan të tejkaluar ftesën ndoshta të sinqertë dhe dashmirëse të zotit Edi Rama.

Kështu them unë me tahmina o burrë, se mos jam në mendjen e tij. Ja fus kot këtu të liqeni shtrirë në bar duke kqyrur zogjtë që cicërijnë. Se mos kam punë tjetër për të bërë.

Etiketa: Artan Fugaedi ramaftesa e Rames per BashenLulzim Bashavit elektoralzgjedhje

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Qeveria: Korrupsioni dhe administrata po “minojnë” reformat

Qeveria: Korrupsioni dhe administrata po “minojnë” reformat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com