Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas padisë së dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës, nga PD-LSI, për kërcënimin e nënkomisar Emiljano Nuhut, lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut.
Rama i quan gjysmagjela Spahon dhe Vasilin dhe shpreh gatishmërinë për tu hetuar.
“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, ishte reagimi i Ramës