Nga Armand Plaka
Jo thjesht se i kam pasion, por më pëlqen ta botoj këtë hartë, marrë nga arkivat spanjolle ( publikuar në Barcelonë më 1877), sepse në te duken qartë kufijtë e Shqipërisë, Serbisë e Greqisë, edhe pse sigurisht Shqipëria ishte akoma pjesë e ish-Perandorisë Osmane, kurse dy të tjerat kishin fituar tashmë pavarësinë. Veçse, qysh nga ajo kohë e në vijim, Greqia do të pësonte minimalisht edhe nja katër-pesë valë të reja ekspansioni territorial, e Serbia gjithashtu 2-3, kurse Shqipëria – edhe pse me identitet të spikatur, territore fare të qarta, të ndara nga fqinjët me kufinj vargmalesh natyrore, përveçse me një popullsi që dallohej lehtësisht nga gjuha, doket e zakonet, aspak më e vogel se dy fqinjët – njohu vetëm rrudhje përgjate këtyre 100-150 viteve, aq sa sot e marrim të mirëqenë se “jemi të vegjël”.