Gazetari i “Klan”: Më ka kërcënuar djali i xhaxhit të prokurores, s’është hetuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari i “Klan”: Më ka kërcënuar djali i xhaxhit të prokurores, s’është hetuar

15:17 | 31/08/2018
në Uncategorized
0

Breshëria e plumbave në shtëpinë e gazetares Klodiana Lala ka sjellë në vëmendjen e publikut kërcënime të tjera që u janë bërë gazetarë. Gazetari Dashamir Biçaku thotë se është kërcënuar nga një person i cili nuk është hetuar nga Prokuroria e Vlorës sepse kërcënuesi ishte djali i xhaxhait të prokurores. 

Dashamir Biçaku shkruan:

Sulmi ndaj shtëpisë së një qytetari e më tepër ndaj një gazetari, si ai dje ndaj koleges Klodiana Lala, për mua që i kam provuar vetë dhe vazhdoj t’i provoj kërcënimet e dhunën e grupeve kriminale, njerëzve të veshur me pushtet, atyre, tregon për fat të keq se sa e lehtë është të sulmohen gazetarët, apo të afërmit e tyre. Tregon se sa e lehtë është të tentosh t’iu mbyllësh gojën atyre. Tregon se sa të pambrojtur janë gazetarët, kundrejt grupeve kriminale. Tregon se sa e vështirë është të punosh në këtë profesion në Shqipëri. Tregon se sa i frikshëm është profesioni ynë, ndërsa ne përpiqemi të jemi transmetues e asaj që ndodh, jo gjyqtarë të saj.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kur agresioni mbërrin në këtë pikë nuk është më as kërcënim, por sulm i mirëfilltë për të bërë çmos që dikush të mos vazhdojë të flasë më, që dikush të mos e vazhdojë ta bëjë punën e tij. Dhe kjo në mënyrë të veçantë për gazetarët. Ne jemi ata që përpiqemi të tregojmë shqetësimet e të gjithë të tjerëve, por kurrë nuk flasim për veten. Kjo ndodh edhe pse ne vazhdimisht mund të jemi nën kërcënimin e dhe agresionin e kujtdo të cilit i dalim përpara. Jemi nën kërcënimin dhe agresionin brutal të kujtdo pushteti dhe zyrtarëve të tij, nëse atij apo atyre, nuk iu pëlqen kjo gjë.

Jemi nën agresionin e kujtdo personazhi të krimit të rrugës e krimit të organizuar të cilit nuk i shkon për shtat e vërteta. Përpos të gjitha kërcënimeve e shantazheve që perjetojme, rreziqeve që marrim përsipër, puna e gazetarëve nuk është aq e bukur sa ç’del në ekranet tona.

Shumë e dinë, por shumë të tjerë nuk e dinë që gazetarët mjaft herë janë të nëpërkëmbur dyerve të administratës, sharjet dhe fyerjet, janë të zakonshme, linçimet nuk mungojnë. Nëpër vendet e krimit, shumë prej nesh mund të shantazhohen që të mos marrin pamje, intervista dhe të mos e bëjnë punën tyre. Nëse ndonjë syresh mendon të bëjë ndonjë investigim, zor se ia del ta përfundojë, shkopinjtë rrugëve nuk janë si ata të zakonshmit të gazetarise që shohim në botë, apo qoftë edhe në vendet e treta, apo ato në konflikte.

Nëse ndokush prej nesh do të mendojë se do të kërkojë mbrojtjen e shtetit dhe bën ndonjë denoncim, për ndonjë kërcënim, prokuroria nuk do ta zbardhë kurrë. Por nëse do ta ketë të zbardhur, i akuzuari do të ketë ndonjë mik, kushëri, apo kushërirë prokuror, apo prokurore, gjyqtar, apo gjyqtar dhe shume shpejt çështja do të mbyllet, apo nuk do të hetohet. Por kjo është vetëm një pjesë e kalvarit që shumë prej nesh heqim. Kjo sepse ne, gazetarët shqiptarë, jemi nga ata që e kemi të keqen mes nesh.

Shumë prej nesh gëzojnë më pak të drejta se ç’do të gëzonte çdo punëmarrës më i rëndomtë në një vend në rajon, apo në çdo vend tjetër të botës. Ne jemi ata që s’kemi të drejta. Në reporterët dhe gazetarët, nuk mund të bëjmë më tepër se dy javë pushime në vit. Mendo, një çmenduri kjo. Ne jemi ata që të gjitha ditët e festave zyrtare, s’kemi të drejtë të bëjmë më shumë se një ditë pushimi në javë. S’kemi të drejtë të sëmuremi, s’kemi të drejtë të flemë, sepse në oren 01:00, pas mesnate shefi mund të të telefonojë dhe të të kërkojë llogari për një lajm që sapo ka ndodhur, edhe pse ti mbase je duke fjetur, ke fëmijet në gjumë, apo tek e fundit të ka mbaruar orari i punës.

Ne reporterët shqiptarë jemi ata që duhet të punojmë 16-20 orë në ditë, ndonëse paguhemi vetëm për 8 orë punë në ditë. Ne punojmë 6 ditë në javë, ndonëse paguhemi për 5. Ne jemi ata të cilët kontrata e punës është një letër higjenike që e përdor botuesi apo pronari, nëse atij i është mbaruar ajo në tualet.

Ne jemi ata të cilët duhet të përballojmë stresin e shefit, se atij i ka ngecur sharra në gozhdë diku. Ne jemi ata të cilët punojmë që të pasurohen shefat tanë, nëse ata nuk duan ta publikojnë një lajm, apo një kontratë koncesionari makinash p.sh, duhet të marrim përispër të justifikojmë faktin pse na duhej ajo kontratë e policisë p.sh me X koncesionar. Dhe në fund, kur të të kenë shfrytëzuar mirë, do të të tregojnë derën se me demek nuk i ke përmbushur kushtet e tyre të punës, ndërkohë që ty si gazetar nuk të ka përmbushur askush asnjë kusht….Kjo është gazetaria në Shqipëri.

Sulmi ndaj Klodiana Lalës, duhet marrë seriozisht nga ata që kanë detyrmin të hetojnë dhe të mos mbyllin veshët përpara asaj që ndodh. Më poshtë jane disa nga mesazhet e denoncuara në polici dhe në Prokurori prej meje, të cilat nuk janë hetuar nga prokuroria e Vlorës sepse kërcënuesi ishte djali i xhaxhait të prokurores…

Etiketa: dashmir bicakugazetarkërcënimKlanklodiana lalaprokuror

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Ja dhashë unë suksesin”, Tyga bën deklaratën e parpitur për Kylien

"Ja dhashë unë suksesin", Tyga bën deklaratën e parpitur për Kylien

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com