Emigrantja shqiptare letër ministrit Salvini: S’jemi budallenj, s’e harrojmë shprehjen “hidhini në det” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigrantja shqiptare letër ministrit Salvini: S’jemi budallenj, s’e harrojmë shprehjen “hidhini në det”

13:37 | 29/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Sonila Alushi

“Shqipëria u tregua solidare me këtë vend Zoti Ministër, jo me ju. Shqipëria është një popull emigrantësh, është një popull bujar dhe mikpritës edhe pse ende i varfër. Por mbi të gjitha Shqipëria nuk harron ndihmat e shumta nga fqinjët e saj italianë. Ashtu siç nuk harron deklaratat tuaja përbuzëse si kjo e fotografisë më poshtë marrë nga faqja juaj e Facebook-ut. Apo frazat e dhunshme të shkruara jo shumë kohë më parë, nga mbështetësit tuaj, në muret e Lombardisë, si “Shqiptarët duhen varur”!

Oh jo, ne nuk harrojmë deklaratën e turpshme të deputetes suaj (atëherë quheshit Liga e Veriut), asokohe Kryetare e Parlamentit italian, Irene Pivetti, e cila pa minimumin e druajtjes dhe ndjenjës, tha që SHQIPTARËT DUHESHIN HEDHUR NË DET! Dhe të hedhur në det ne përfunduam vërtetë vetëm pak ditë më pas: e kish emrin Katër i Radës ajo anija e vogël që u fundos në Otranto. U mbytën 81 shqiptarë e midis tyre fëmijë, gra, burra e të moshuar. I vunë emrin “Gjëma e të Premtes së Shenjtë” asaj tragjedie në 28 Mars 1997. Vajtuam nga veriu në jug për ata të vdekur, një vend i tërë mbajti zi. Por, më pas, anijet dhe skafet vazhduan gjithsesi të lundrojnë drejt Italisë sepse ishtë çështje mbijetese dhe ju Ministër e dini mirë, edhe pse bëni sikur s’dini! Ju bëni sikur s’e kuptoni pse njerëzit braktisin shtëpitë e tyre, për të ardhur drejt Europës, duke rrezikur jetën në det. Ju bëni gjoja Ministër, bëni gjoja në lidhje me shumë gjëra.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Edhe për faktin që, duke ju dëgjuar ju, problemet më të mëdha të këtij vendi duket sikur vijnë nga emigrantët dhe refugjatët. Nuk patëm kohën të na thahen lotët për viktimat e Xhenovas dhe Çivitës, se ja ku dolët ju me një vendim mizor (mbi anijen Diciotti e cila u bllokua në brigjet italiane me në bord refugjatët nga Eritrea të cilët po vuanin nga sëmundje të ndryshme në kushte higjenike të turpshme) për të na bërë të qajmë dhe turpërohemi për viktima të tjera; nuk arritëm të mbanim zi për ata të vdekur e të kuptonim diçka lidhur me rrëzimin e asaj ure, se ja ku na dolët ju me ankesat tuaja të zakonshme të cilat e drejtojnë gishtin vetëm nga emigrantët! Për të mos folur rreth shvendosjes së kapitaleve, për papunësinë, për Mafian, për degradimin social, për varfërinë në rritje, etj. Gjithçka mbetur në hije!

Sot del e thoni nëpër mitingje, ato ku fansat tuaj haharisen me sarkazmën tuaj të trishtë, se Shqipëria na qënkërkësh sjellë më mirë se Franca! Hajde o Ministër se e dimë shumë mirë që Francës nuk i bën as ngrohtë e as ftohtë një krahasim qesharak si ky. Dhe e dimë mirë të gjithë si e mendoni ju lidhur me komunitetin tonë: të ishte për ju dhe mbështetësit tuaj, ne shqiptarët nuk ishim ndihmuar atëherë dhe nuk do ishim të pranuar as sot.

Shqipëria, me këtë gjest, duke u pozicionuar qartë në krah me Italinë, u tregua mirënjohëse dhe bujare sepse ky vend e meriton dhe ky vend nuk përfaqësohet vetëm nga ju.

Mos e përdorni këtë gjest në favorin tuaj personal, mos na trajtoni si budallenj. Faleminderit!

*Sonila Alushi jeton me familjen prej shume vitesh ne Bergamo, Itali. Ajo drejton fondacionin “Migra” dhe eshte aktiviste e mbrojtjes se te drejtave te emigranteve.

http://shqiptarja.com/lajm/emigrantja-shqiptare-leter-ministrit-salvini-sjemi-budallenj-nuk-e-harrojme-shprehjen-hidhini-ne-det

Etiketa: emigrantëItaliMateo SalviniShqiperiSonila Alushi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
At Nikolla Marku i sëmurë me parkinson e hernie: Vëllezër e motra shqiptarë më ndihmoni! (Film)

At Nikolla Marku i sëmurë me parkinson e hernie: Vëllezër e motra shqiptarë më ndihmoni! (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com