Dua Lipa është nisur sot drejt atdheut. Prej muajsh është paralajmëruar festivali 3-ditor në Kosovë dhe ja ku po afrohet momenti. Në një postim në Instagram Dua ka përshëndetur shqiptarët në gjuhën shqipe.
“Mezi po pres t’iu shoh. Ju dua,“, shprehet këngëtarja. Sunny Hill nis më datën 10 gusht dhe përfundon më 12 gusht.
Në festivalin e organizuar nga babi i këngëtares, Gjin Lipa do të jenë edhe këngëtarë të tjerë me famë botërore.
Reperi Action Bronson ka mbërritur dje në Kosovë për të performuar, ndërsa do të jetë edhe Martin Garrix.
https://www.instagram.com/p/BmNhll6lOuE/?taken-by=dualipa