Vuçiç: As serbët e as shqiptarët nuk do të festojnë për marrëveshjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: As serbët e as shqiptarët nuk do të festojnë për marrëveshjen

18:15 | 07/08/2018
në Shqiperi
0

President i Serbisë, Aleksandar Vuciç tha se tani është koha më e mirë për të gjetur një zgjidhje me Kosovën dhe se vendi i tij është i interesuar për paqe dhe jo të ketë vrasje për territor.

“Zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt, si dhe serbët e shqiptarët duhet të deklarohen a kemi nevojë për paqe apo të vazhdojmë të vritemi për territor?”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për shtyp në Beograd.

Vuçiç shpreh se marrëveshja, për të cilën ai ka dyshime se do të arrihet, nuk do t’i bëjë serbët të festojnë, por as shqiptarët nuk do të festojnë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Ne kemi nevojë për paqe të qëndrueshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, zgjidhje kjo, që do të krijonte njëfarë sigurie për qytetarët tanë”, deklaroi Vuçiç.

“A mundet Serbia të marrë më shumë se sa që ka sot? Pozicioni im si president është i qartë: zgjidhja e problemit është e domosdoshme, sa më parë. Ne kemi nevojë për paqe të qëndrueshme në mes të serbëve dhe shqiptarëve, është e rëndësishme që të krijojmë siguri për qytetarët tanë, sa më parë. Por, është e rëndësishme gjithashtu që kur të arrijmë një paqe të tillë, t’i kushtojmë vetes rëndësi në zhvillimin ekonomik dhe të mos lejojmë faktorë të tjerë të dalin në rrugën tonë”, tha tutje presidenti serb.

Presidenti serb, gjithashtu tha se serbët nga Kosova nuk do të jenë të vetëm në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Do të punoj nga afër për të përcjellë dhe monitoruar zhvillimet në bashkësinë ndërkombëtare dhe do të insistoj për të drejtat tona”, tha Vuçiç, duke theksuar se kanë kaluar 1930 ditë nga dita kur ishte dashur të formohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Vuçiç po ashtu tha se politika e Beogradit ka bërë shumë gabime dhe se një nga gabimet më të mëdha ka qenë edhe kërkesa ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse Kosova kishte të drejtë ta shpallë pavarësinë. Vendimi ishte se Pristina kishte të drejtë ta shpallte pavarësinë, dhe sipas Vuçiqit, ky vendim e ka bërë shumë të vështirë për atë që t’i bindë të tjerët se Kosova është pjesë e Serbisë.

/REL/

Etiketa: Aleksandër VuçiçfestëKosovaSerbiashqiptare

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Mishi s’ishte gjë?” Helmohen 31 dasmorë në Elbasan, 3 më rëndë

"Mishi s'ishte gjë?" Helmohen 31 dasmorë në Elbasan, 3 më rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

BB e rishikon me ulje rritjen e ekonomisë shqiptare për vitin 2026 –

BB e rishikon me ulje rritjen e ekonomisë shqiptare për vitin 2026 –

18:18 | 08/04/2026
Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

17:57 | 08/04/2026
Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket –

Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket –

17:37 | 08/04/2026
Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –

Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –

17:29 | 08/04/2026
Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –

17:15 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • BB e rishikon me ulje rritjen e ekonomisë shqiptare për vitin 2026 –
  • Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!
  • Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket –
  • Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh –
  • Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin –
  • Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • BB e rishikon me ulje rritjen e ekonomisë shqiptare për vitin 2026 –
  • Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com