Vetëm pas pak orësh do të luhet në Luzhniki të Moskës finalja e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë.
Kujtojmë se para 4 vitesh kur Gjermania ngriti kupën u shpërblye me 29,92 mln euro. Ndërkohë për finalisten humbëse të “Rusi 2018” do të shkojnë 23,93 mln euro.
Belgët, të cilët kapën vendin e tretë me fitoren 2-0 ndaj Anglisë kanë marrë një premio 20,51 mln euro. Tre Luanët 18,80 mln euro.
Ekipet që kanë humbur në çerekfinale kanë fituar 13,68 mln euro, ndërsa humbësit e 1/8-ave kanë marrë 18,80 mln euro.