Nga Ylli Manjani
Asnjë çudi!
Kur sharlatani i trashëgimisë historike, Edi Rama vuri atë kauçuk me drita në hyrje të kryeministrisë, pak kush foli!
Priti Merkelin aty sikur po priste Lady Gaga-n.
Shumë pak ishim ne që reaguam, aq pak sa na harruan shpejt…
Kauçuku vezullues gjendet vetëm nëpër hyrjet e kazinove jo në hyrjet e institucioneve të shtetit!
Kati i parë i selisë së Kryeministrisë ngjan si infrastrukturë funerale. Janë disa mjedise me tavolina guri të ngjitur në dysheme, që të japin idene e një dhome morgu dhe jo seli shteti për të gjallët!
Çmenduri totale!
————————-
Çmenduria vazhdon!
Krahas Teatrit Kombëtar, do prishen dhe do zëvendësohet me kullë përbindëshe vila në krah të Hotel Tiranës, monument kulture edhe kjo. Kjo vilë ishte selia e parë e Bankës së Shtetit!
Ndërkohë pas Hotel Tiranës do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe!
Do prishet dhe do zëvendësohet me kullë Galeria Kombëtare e Arteve!
Krahas kullave që dihen tashmë, tek Muzeu Kombëtar dhe tek isha stadiumi Qemal Stafa, do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe tek ish Sheratoni. Krahas disa pallateve në krah të ish-Sheratonit!
Ndërkohë sharlatani ka vendosur të prishë edhe sheshin Nënë Tereza!!! Do ta bëjë varrim nëntokësor makinash dhe do ta ngrejë sheshin lart në dispozicion të ndërtimeve…
Ky është plani i sharlatanit! Të varrosë çdo gjë historike!!!
—————
Trashëgimia historike e kulturore është pronë publike.
Nëse publiku lejon sharlatanin t’i përdorë për qëllime private, atëhere nuk i meritojmë këto pasuri!