“Për ty Atdhe”, e gjithë Shqipëria mblidhet për 3 ditë në Berat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Për ty Atdhe”, e gjithë Shqipëria mblidhet për 3 ditë në Berat

15:51 | 10/07/2018
në Gossip
0

Më 19 korrik nis rrugëtimin 3 ditor në edicionin e tij të pestë, Festivali Multikulturor Berat. Muzikë, Atmosferë, Traditë, Trashëgimi, Koncerte, Panaire, Ekspozita, të ftuar nga vendi dhe bota do të jenë pjesë e këtij festivali.

Festivali Multikulturor është ndërtuar sipas traditës së festivaleve në mbarë botën. Koncepti i tij është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës.

Muzika, ekspozitat përmes traditës, do jenë rrugëtimi yne në këto tre ditë dinamike dhe aktive. Festivali Multikulturor Berat lindi në vitin 2014 nga energjia kreative e një stafi ambicioz. Pas rezultatesh dhe arritjesh në 4 edicionet e kaluara stafi organizativ vendosi vazhdimësinë e kësaj tradite.

Ky edicion surprizon me perzgjedhjen e muzikës e cila është një ndërthurje e asaj folklorike dhe moderne ku fokusi do të jetë ajo folklorike si thesar i çmuar i identitetit tonë. Tematika e trajtimit  do të jenë fenomene të jetës tradicionale shqiptare si është dasma kurbeti, por kryefjala do të jetë “Për Ty Atdhe”. Grupet do të jenë nga e gjithë hapësira gjeografike e hartës së Shqipërisë.

Qyteti historik me vlerat e tij shumëplanëshe është konsideruar si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore botërore, ndaj ai natyrshëm do të mirepresë sërish Edicionin e pestë të këtij festivali që tashmë është pjesë e pandashme e këtij qyteti. 

Objektivat e projektit:

1. Organizimi i më shumë se 10 aktiviteteve me natyrë kulturore,kryersisht muzikë, në një kornizë artistike të mirë kuruar e sjellë larmishëm gjatë ditëve të këtij festivali;

2. Promovimi i muzikës folklorike si element i rëndesishem i Festivalit tone

3.  Angazhimi dhe pjesëmarrja e më shumë se  80 artistëve dhe jo vetëm, nga zhanre të ndryshme artesh përgjatë tre ditëve;

4.   Prani audiencash të grupmoshave të ndryshme, duke filluar nga të rinjtë tek të rriturit përfshirë këtu dhe turistët e huaj;

5.   Promovimi dhe evidentimi i vlerave kulturore të qytetit të lashtë të Beratit, pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO;

6.   Promovim mediatik gjatë gjithë fazave të zhvillimit të këtij projekti, nga faza fillestare deri në fazën finale;

7.   Kthimi i festvalit në një pikë të fortë rajonale ku të takohen e përputhen ide dhe vlera artistësh si të rinj ashtu dhe të afirmuar në funksion të zhvillimit të zonës

 Artistët

1.Grupi  muzikor austriak Kusimanten

Austria, kjo qendër pasurie artistike, është një bazë e rëndësishme e importit të kulturës. Duke u nisur nga fakti që ky vit shënon edhe festimin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Austri-Shqipëri festivali ynë do të ketëtë ftuar grupin Kusimante, të përbërë prej tre artistesh të reja.

2. Grupi i Himarës

Grupi i Bregut të Himarës ështe një grup polifonik i cili pason traditën e hershme të grupeve paraardhëse të Pilurit e Dhërmiut. Këngët e tyre në më të shumtën e rasteve i kendoJNË Kurbetit. Grupi pëRbëhet nga 7 artistë.

3. Sazet e Përmetit

Grupi Sazet e Përmetit klasifikohet si ndër më të rëndësishmit për lëvrimin e muzikës popullore qytetare. Ky qytet identifikohet më se miri me sazet e klarinetistit të njohur Laver Bariu. Grupi përbëhet nga 6 artistë dhe himnizon ritualet e dasmës.

4. Fyejt e Gramshit

Fyejt e Gramshit janë të njohur per tipologjinë muzikore burimore. Ato më së miri janë identitet unik i zonës të ciles i përkasin. Grupi përbëhët nga 5 artistë.

5. Pleqtë e Krujës

Pleqtë e Krujës janë nje grup popullor nga zona qëndrore e Shqipërisë dhe kanë në repertorin e tyre muzikë tradicionale të një stili të thjeshtë e shumë të perceptueshëm. Grupi përbehet nga 7 artistë.

6. Grupi i Mirditës

Formati i këtij grupi eshtë mjaft interesant sepse ato luajnë lahuta dhe instrumenta të vjetër të zonës. Performanca e tyre bazohet në motivet e pasura të kësaj  zone. Grupi përbehet nga 8 artistë 

  1. Grupi Argjiro

Grupi Argiro është nje grup artistësh të cilët njihen për interpretimin e muzikës polifonike të zonës së Gjirokastrës.Grupi përbëhet nga 7 artistë.

  1. Shpat Deda

Shpat Deda është këngëtar dhe autor këngësh i njohur, i cili vjen për të përmbyllur Festivalin, në një mbrëmje të ngrohtë për artdashësit e muzikës së tij në Kalanë e Beratit. Këngëtari që di të japë maksimumin me zërin e tij, të hapësinohet në ndjenjën e bukur të vargjeve dhe në muzikën që nuk njeh limit. E njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën duke kultivuar një shije të re tek audienca. Shpati është ndër këngëtarët më të dashur dhe më të pëlqyer në Kosovë. Me zërin e tij karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo ku shfaqet.

  1. Grupi i Beratit

    Grupi Folklorik i Beratit, mirëpret folklorin muzikor nga gjithë vendi duke përfaqësuar vlerat folkloristike të një qyteti mijëra vjecar.

Aktivitete mbi Trashëgiminë Kulturore

  1. Culture Heritage Without Borders

Aktivitete të ndryshme gjatë ditëve të Festivalit duke përfshirë edukimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.CHWBme kapacitetet e saj synon ndërgjegjësimin e komunitetit kryesisht edukimin e të rinjve në mbojtjen e identitetit të qytetit të cilit i perkasin. Trajtohen elementë tipikë në rastin konkret rrugica, kalaja dhe shtëpitë karakteristike të qytetit.

  1. Muzetë e Beratit në sytë e vizitorëve

Promovimi  i dy muzeumeve:  atij Etnografik dhe Onufri do të jetë një prioritet i një rëndësie unike në tre ditët e Festivalit.Këto dëshmi thesaresh të trashëgimisë kulturore do të jenë në syrin e çdo vizitori turisti dhe të riu me gatishmërinë e palodhur të stafeve profesioniste të Q.K.M.B dhe festivalit.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

19 Korrik

 18:30
 Ekspozite fotografike

19:30 – 20:00
Konferencë e përbashkët për shtyp – Muzeu Etnografik
20:00- 21:00
Performanca grupi austriak Kusimanten – Muzeu Etnografik
Dasmorët
21:00-22:30
Dasma Shqiptare nga :

Grupi i Beratit

Grupi i Përmetit

Grupi i Krujës

Muzeu Etnografik deri ne Pedonale

22:30 – 00:00
Muzikë DJ – Lapidari, Goricë

20 Korrik

Mërgimtarët

11:00 – 13:00 Konferencë mbi Trashëgiminë Kulturore Materiale dhe Jo Materiale

11:00- 13:00  Takim kulturor me teme : “Prania e ilireve ne krishterimin e hershem – Nikete Dardani ose Niceta i Remesianas” – Salla e Bibliotekes Publike

19:30 – 22:30
Pedonale

Grupi i Mirditës
Grupi i Gjirokastrës

Goricë
Grupi i Himarës

22:30 – 00:00
Muzikë DJ – Lapidari, Goricë

21 Korrik

11:00 -13:00   Aktivitet mbi trashëgiminë kulturore

11:00- 13:00   Takim kulturor me albanologun italian Paolo Muner me teme : “Roli i shqiptareve  ne jeten e komunitetit triestin”-

19:00 – 21:30

Pedonale – Grupi i Gjirokastrës

Muzeu Onufri – Fyejt e Gramshit

21:30 – 22:45
Koncert Shpat Deda – Kalaja e Beratit

Etiketa: artisteatdheBeratmuzikeShqiperia

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Anëtari i Gjykatës së Lartë, i dënuar për vjedhje në Itali!

Anëtari i Gjykatës së Lartë, i dënuar për vjedhje në Itali!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com