Gjatë një takimi me ministrat e Jashtëm të vendeve që janë pjesë e Procesit të Berlinit, Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati e pranoi që Shqipëria nuk është gati të bashkohet me BE-në duke nisur nga nesër.
Në fjalën e tij kryediplomati theksoi se forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe BE-së për çështjet e sigurisë, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë operacional, është kusht thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe adresimin me sukses të sfidave të përbashkëta në këtë drejtim.
“Forcimi i bashkëpunimit mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për çështjet e sigurisë është kusht thelbësor për adresimin me sukses të sfidave të përbashkëta.”, u shpreh Bushati në fjalën e tij./Shekulli