Alibeaj: Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese, pjesë e skemës mafioze për shembjen e Teatrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj: Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese, pjesë e skemës mafioze për shembjen e Teatrit

16:56 | 09/07/2018
në Shqiperi
0

Partia Demokratike i është rikthyer sërish sot çështjes së Teatrit Kombëtar. Pas miratimit të ligjit në Kuvend i cili i hap rrugë ndërtimit të godinës së re, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj akuzoi sot se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese u bë qëllimisht për realizimin e skenarit të mazhorancës që sipas opozitës, synon uzurpimin e pronës publike të Teatrit dhe ndërtimin aty të gjashtë kullave shumëkatëshe.

Deklarata e plotë e Alibeajt
Nëse ka një tregues që provon sesa mafioz është ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të 6 kullave nga Edi Rama, ky tregues është mungesa e Gjykatës Kushtetuese!

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe që pretendon nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, është një vend ku Gjykata Kushtetuese është nxjerrë jashtë funksionit sipas një skeme të qartë mafioze, të drejtuar nga kryeministri i vendit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Skema mafioze, nëpërmjet të cilës Edi Rama asgjesoi Gjykatën Kushtetuese dhe, më pas, miratoi me urgjencë ligjin antikushtetues të Teatrit ka vetëm një qëllim: pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës nëpërmjet:

• Shembjes së Teatrit Kombëtar

• Grabitjes së rreth 8500 metra katrorë pronë publike dhe

• Kërcënimit të pronarëve privatë për ta shitur tokën me çmimin qesharak të përcaktuar, sërish në mënyrë antikushtetuese, nga kryemafiozi i qeverisë.

Partia Demokratike u bën thirrje pronarëve të rezistojnë ndaj çdo kërcënimi që po u bëhet nga kompania Fusha, e cila po përdor pushtetin mafioz të Edi Ramës për t’u grabitur pronën.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte sot në funksion dhe nuk do të mbahej peng nga Edi Rama, i cili ka bllokuar prej më shumë se 1 viti emërimet e reja, opozita, artistët, pronarët, qytetarët që kundërshtojnë grabitjen, do të kishin mundësi ta ankimonin ligjin në Kushtetuese dhe Gjykata të pezullonte çdo veprim të qeverisë.

Gjykata Kushtetuese do ta bënte këtë, sepse ligji për Teatrin bie ndesh me të paktën 4 nene të Kushtetutës dhe me dy ligje të tjera, atë “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, si dhe me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në kushtet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese nga mafia që na qeveris, ne po presim verdiktin e Presidentit të Republikës. Ne po presim që kreu i shtetit të vendosë veton e tij mbi ligjin mafioz Rama – Fusha dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove.

Përfitoj nga rasti, t’i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë, që ka, gjithashtu, përgjegjësi pse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, të mos heshtë!

Të mos heshtë, njësoj si për drogën!

Të mos heshtë njësoj si për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, por të reagojë për të ndaluar grabitjen e pasurisë publike dhe private nga kryeministri barbar dhe i korruptuar që drejton sot Shqipërinë.

Partia Demokratike, opozita, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!

Etiketa: Partia Demokratike

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Botërori “Rusi 2018”, ku po dominon “Premier League”

Botërori “Rusi 2018”, ku po dominon “Premier League”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

08:49 | 28/04/2026
Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

08:33 | 28/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:29 | 28/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

07:45 | 28/04/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

07:37 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –
  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –
  • Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –
  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com