Lëkundjet sizmike që nisën rreth orës 11:00 të ditës së djeshme nuk janë ndërprerë edhe gjatë natës. Tërmete nga 3 deri në 4 ballë janë ndjerë gjatë orëve të natës në Hamallaj të Durrësit.
Më i forti është regjistruar në orën 02:09 të mëngjesit të së enjtes me epiqendër Hamallajn në Durrës. Intensiteti i tij ka qenë 4.1 ballë i shkallës rihter.
Ndërsa lëkundjet e fundit janë regjistruar në orën 04:20 me 3.1 ballë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe dëme materiale, ndërsa zona vijon të mbetet mjaft aktive, ku dhe pritet që të ketë edhe lëkundje të tjera.