Cilët janë ata xhaxhat atje lart mbi Muzeun Kombëtar o babi? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cilët janë ata xhaxhat atje lart mbi Muzeun Kombëtar o babi?

12:15 | 20/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Mozaik me gjak

-Cilët janë ata xhaxhat atje lart mbi Muzeun Kombëtar o babi ?
-Është pështirosje e pa shembullt estetike dhe historike, o bija ime. Sa herë e shoh më vjen për të vjellë. Në këtë pocaqi me pllakëza, 1 % e Historisë 3000-vjeçare të Shqipërisë që përbën pjesën më kriminale dhe më të turpshme të asaj historie, zë 70 % të sipërfaqes. Nga Perëndimi errësira. Drita dhe perspektiva nga Lindja. Botës drejtuar armët. E gjitha si shpërthim, si yxhym.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dhjetë meshkuj, tre femra. Asnjë normal. Të gjithë të çartallosur, të armatosur. Asnjë gjurmë besimi, përdëllimi, meditimi, vetëpërmbajtjeje, apo thjesht qetësie njerëzore. Meshkujt, ai i dyti nga e djathta, ai hermafroditi me pushkë, ishte një bushtër e keqe që i thoshin “Revolucionari”.

Budallai me mustaqe me grushtin lart me granatë në brez, ishte një fshatar aq gdhë sa s’ta rrëfej dot.

Tjetrit, atij me mustaqe dhe flamur, një i pa shpirt si i tërë ky mozaik, i thoshin “proletari”. “Proletari”, një qen-bir-qeni që s’dinte të bënte asnjë punë, veçse të llapte dhe të thurte intriga të ulëta, ka qenë i armatosur me një libër të kuq të cilin ia hoqën kur ti sapo kishe lindur.

Ky plehër që e quante veten “klasë në fuqi”, u thoshte vajzave; “O bushtra, mos përdorni pampersa borgjeze, përdorni lecka proletare”. Plehra zgërdhihej, ato heshtnin.

Me atë rilindasin me papion që mban në dorë një letër të cilën ia kanë mbledhur tub që t’i ngjajë tytës së pushkës, një herë na gjeti belaja. Një kushëririt tonë i rrëshqiti goja u tha disa miqve se ai rilindasi besonte Perëndinë. Mbledhje pas mbledhje, po si e the, po kur e the, po kujt ja the, ke lakra në kokë, ke mbeturina të rrezikshme mikroborgjeze. Ti shpirti i babit nuk e njeh atë kushëri. Ta kemi mbajtur fshehur. Në një nga ato mbledhjet i ndali zemra ulur në karrige tek e kritikonin. Po atëherë, xhaxhain e një mikeshës time që ishte historian, e internuan sepse u ngatërrua me atë ilirin me hark dhe shtizë.

Me atë në cep nga e majta pranë atij kokëlakrës që nuk ngjan si shqiptar por si viking. Edhe ai, njëlloj si kushëriri që nuk e njohe kurrë, tha diku se ilirët ndoshta nuk rrjedhin nga pellazgët. Kaq deshën akademikët shpirtnxirët, dhe e kallëzuan, dhe erdhën i vunë hekurat. Ai pisllëk atje lart o perria e babit, është një Pasaportë Çmendurie Kombëtare për të cilën ca hajvanë po thonë ta lemë aty ku është që të dëshmojmë Historinë, që të kenë ç‘të fotografojnë turistat. Pra, të vinë turistët para kësaj vrrome me çapaçulë të thonë; “O Perëndi ç‘të kemi bërë që na solle të shpenzojmë paratë në vendin e budallenjve vrasës”. Janë ata të filmave me puntorë dhe fshatarë të lumtur, italianë qesharakë dhe gjermnaë budallenj, që po thonë se ky mozaqik nuk duhet hequr. Unë, o bija ime, nuk kam qenë gjithmonë si jam katandisur.

Kur isha i ri isha i bukur, njëra nga ato kurvat komuniste që sheh këtu lart në këtë përdhosje, njëra të cilën unë s’e përfillja, bëri një intrigë kundër meje lidhur me atë kushëririn të cilit i pushoi zemra ulur në karrige. Ajo shtrigë u bë sebep që nuk munda të marr për grua atë që desha, por, nga halli, mora atë e cila për këta përbindëshat këtu ka simpati, atë copën e mishit, mamin tënd. Kjo është arsyeja që ti sot duke mos qenë Bijë Pasioni e ke surratin si byrek me hithra.
Një mami me të birin adoleshent;

-Cilat janë ato tetat atje o mami ?

-Ta kallxon mami cilat janë ato bushtrat e muzeut. Tre femra, të tria me pushkë ndër duar. Ajo nga e djathta ishte një hajvane aq e neveritshme sa s’bën ta dish sepse çekuilibrohesh mendërisht për gjith’ jetën.

Ajo katundarja që e mban pushkën poshtë, nuk ka ekzistuar, ishte një imazh propagandistik.

Kjo në mes, që duket aq e pafajshme, ishte aq edepsëze sa një të tillë nuk e gjen dot në asnjë film e në asnjë libër. Pafuqia, paturpësia, dhuna, përulja, padituria, padrejtësia, frikacakllëku, burracakllëku, janë të gjitha atje në atë vrasje me pllakëza. Sipas kriminelëve gjoja “artistë” që e kanë bërë, deri nga mesi i shekullit të kaluar shqiptarët nuk kanë pasur fare femra, nëna, motra, bija, kushërira, të dashura. Dhe rrjedhimisht as seksin nuk e kanë ditur çfarë ishte. Erdhi u a mësoi ai proletari në mes me xhaketën mbi sup.

Nga mesi i shekullit të kaluar e tëhu, tre femra ndër trembëdhjetë personazhet e historisë. E gjitha është një rrëqethje antiestetike kriminale;

Shpërpjesëtimi i kohës – ngërç Ainshtainian.

Katër femra tetë meshkuj – ndërlikim Darvinian.

Burra me mustaqe gra me pushkë – problem Frojdian.

Proletar vetëm një, kazmë e lopatë asnjë – hall Marksist.

I therur asnjë – pisk Stalinist.

Paçavurja me pllakëza ka rreth pesëmbëdhjetë milionë minuta që rri atje lart. Një spiunim i ndyrë që ai proletari i gërrditshëm bëri për mua ngaqë më kishte qef, u bë shkak që u martova me babin tënd, atë budallanë me brirë që vjen e loton këtu sepse kjo pamje i pëlqen, dhe jo me atë që e desha dhe që i thoshin “me biografi të keqe”.

Kjo është arsyeja o biri im, që ti nuk je fort i fisëm, koka të ka dalë me qoshe, dhe kjo pocaqia mbi Muze është një pisllëk, një shëmti, një vrromë, një mënxyrë, një llaftari.

 

Etiketa: Edison Ypimozaikmuzeu kombetarproletarrilindas

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shqipëria me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE, lëmë pas sirianët

Shqipëria me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE, lëmë pas sirianët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

11:41 | 24/12/2025
Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

11:31 | 24/12/2025
Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

11:15 | 24/12/2025
Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

10:51 | 24/12/2025
Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

10:31 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –
  • Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –
  • Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –
  • Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –
  • Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com