Kryebashkiaku Erion Veliaj është qëlluar sot me vezë nga të rinjtë e Partisë Demokratike. Veliaj po shkonte në dëgjesën me artistët për debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar kur e kanë qëlluar.
Situata është normalizuar, pas ndërhyrjes së truprojës dhe personave të tjerë që kanë qenë me kryebashkiakun në momentin që është sulmuar nga të rinjtë demokratë.