Kanë rënë në pranga 7 gra me origjinë shqiptare të cilat njiheshin si pjesë e një grupi kriminal që vidhte dyqane në Athinë. Policia greke ka bërë publike edhe fotot e tyre, duke u zbuluar identitetin, ndërsa thuhet se aktiviteti i tyre kriminal ka filluar që në vitin 2016.
Mënyra që ato kishin zgjedhur për të bërë vjedhjet, ishte mjaft e sofistikuar, duke përdorur aparate për të çaktivizuar mekanizmat kundër vjedhjes.
Po ashtu ato përdornin disa çanta të posaçme, të mbështjella me letër alumin, në mënyrë që të mos kapeshin nga sistemi i alarmit.
Gjatë operacionit për këtë grup, policia sekuestroi më shumë se 4.000 artikuj veshmbathjeje, si dhe mbi 1.000 pajisje shtëpiake dhe produkte që shiten në supermerkata.