Të shpëtojmë bamirësinë nga publiciteti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të shpëtojmë bamirësinë nga publiciteti

10:33 | 12/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Gjergj Meta

Shkas për këtë shkrim u bë emisioni “Opinion” i para dy ditëve, i udhëhequr nga gazetari Blendi Fevziu, ku ishte i ftuar edhe Kryeministri Rama, si një panelist i thjeshtë. Isha i ftuar edhe unë në atë emision dhe nuk shkova, pavarësisht kënaqësisë që kam ndjerë sa herë kam shkuar në atë studio. Duke e ndjekur emisionin, m’u përforcua ideja se kisha bërë zgjedhjen më të mirë për të mos shkuar. Kjo për dy arsye, që më tejkalojnë mua, pasi paneli ishte i denjë për një kauzë fisnike, sikurse është kujdesi ndaj të varfërve. Arsyeja e parë ka të bëjë me raportin e shtrembëruar që po ravijëzohet këto kohët e fundit ndërmjet bamirësisë, si kujdes ndaj nevojtarëve, dhe publicitetit.  E dyta ka të bëjë me praninë e Kryeminstrit në një format të tillë. Po shpjegohem.

Po e nis duke pohuar diçka që mund të tingëllojë disi e ashpër. Ka dy mënyra për t’i fyer të varfërit. Njëra është kur tregohesh indiferent ndaj tyre, e indiferenca vret shumë, dhe e dyta kur u tregon të gjithëve se ti je bamirësi i tyre. Në situatë emergjente kjo e dyta nuk perceptohet, pasi personat janë në hall e duan të “zgjidhin” një problem, por me kalimin e kohës kuptohet se nuk është mënyra e drejtë e qasjes ndaj bamirësisë dhe ndaj problemit e aq më pak ndaj personave në nevojë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në një mënyrë a në një tjetër, të gjithë kemi rënë në grackën e publicitetit, kur na është mbushur mendja të bëjmë ndonjëherë bamirësi. Është në natyrën njerëzore që të shfrytëzojë edhe të mirën që bën për të ngritur sadopak imazhin në sytë e të tjerëve e kështu të shfrytëzojë personin që ka ndihmuar dhe ndihmën që ka dhënë si një instrument imazhi. Kjo gjë bën pjesë në ato mekanizma të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm që natyra jonë vë në lëvizje, herë si mekanizma mbrojtës e herë promovues të kushedi çfarë nevojave të fshehura apo thjesht të padukshme që mbartim brenda vetes e që kanë zënë vend në nënvetëdijen tonë.

Prandaj ndoshta në krishtërim, sidomos në bashkësitë e para të krishtera, bamirësia nuk ishte një fakt individual, por një vepër thelbësisht komunitare. Ishte bashkësia ajo që përkujdesej për të varfërit e saj, ndërsa individët apo familjet e veçanta çonin gjërat e tyre në bashkësi e jo drejtpërdrejtë tek ata që kishin nevojë. Kështu, bamirësia kishte fytyrën e një bashkësie dhe shprehte solidaritetin e të gjithëve, edhe të atyre që kishin më pak. Me kalimin e kohës, bamirësia ka marrë forma të ndryshme, që kanë zënë vendin e tyre në qytetërimet e ndryshme, por në thelb mbetet një gjest që nuk kërkon (ose së paku nuk duhet të kërkojë) asgjë në këmbim. Për këtë arsye, mua fjala bamirësi më duket e papërshtatshme për të thënë përkujdesjen e painteres ndaj të varfërve (fjalën bamirësi do ta zëvendësoja me fjalën solidaritet), pasi ajo afrohet me dashurinë në formën e saj më të lartë, që nuk kërkon asgjë në këmbin, por është dhurim i pastër. Mirësia dhe e mira nuk janë kryesisht diçka që bëhen(me ba mirë – bamirësi), por është një cilësi e të qënit. Megjithatë, unë nuk pretendoj që të gjithë të hyjnë në këtë logjikë, pasi kjo është një çështje zgjedhjeje, pak më e thellë se sa të fusësh dorën në xhep për të ndihmuar një nevojtar.

Ajo që më shqetëson më shumë është publiciteti që ka gllabëruar bamirësinë në vendin tonë, sidomos nga pikëpamja mediatike. Nëpër rrjetet sociale, në televizione, në portale e kështu me radhë, ka një garë për flamurin e bamirësisë. Sigurisht, për të shtyrë njerëzit që të bëjnë mirë duhet ta justifikosh me imazhe, me pamje filmike, me intervista e kështu me radhë, por kjo në mendjen time nuk shkon dhe duhet gjetur një mënyrë se si t’i vihet pritë përdorimit të tepruar dhe pa kriter të imazhit të të varfërve për mbledhje fondesh. Është gjë tjetër një takim sensibilizues që për mua duhet më shumë të mbështetet mbi shifra dhe statistika të enteve të ndryshme të specializuara se sa mbi imazhe amatoriale apo edhe profesionale që bëhen për të ngjallur mëshirë. Bamirësia e kuptuar si solidaritet nuk është mëshirë, por shprehje e një qytetërimi, e sidomos e atij evropian që e ka në themel të tijin.

Do të kisha marrë pjesë me gjithë qejf në atë emision, sikur të kishim bërë një debat për varfërinë. Është privilegj të kesh kryeministrin e vendit për të folur për një gjë të tillë, qoftë edhe për t’i kërkuar llogari atij apo për ta hapur debatin në kahjen e një bashkëpunimi të të gjithëve për zbutjen e varfërisë. Në fakt është turp të kemi të varfër midis nesh e ky turp na përfshin të gjithëve e jo vetëm kryeministrin e vendit.

Por kryeministri nuk mund të jetë një panelist i çfarëdoshëm në një temë të tillë. Zyra që ai mban (këtu fjala zyrë përdoret në kuptimin e fjalës latine officium, që do të thotë edhe funksion, madje edhe mision) nuk është ajo e një kryetari fondacioni bamirësie dhe as nuk mund të jetë ai që sensibilizon njerëzit në një lloj të tillë bamirësie. Kryeministri ka përgjegjësi për të gjetur zgjidhje, sepse është i zgjedhur edhe nga të varfërit e vendit për t’i qeverisur. Bamirësia është një zgjedhje e lirë, por jo një zgjidhje. Kryeministri nuk është i lirë të zgjedhë nëse do apo nuk do t’i ndihmojë të varfërit. Ai ka përgjegjësi institucionale për ta. Një pjesëmarrje e tillë, qoftë edhe vetëm fizikisht, sipas meje bën të kalojë edhe një ide të gabuar në publik dhe nuk mban parasysh shumë faktorë që ndërhyjnë konkretisht në jetën e njerëzve. Bamirësia në atë format dhe në atë emision, është një zgjedhje, e pranueshme ose jo pak rëndësi ka, por Kryeministri nuk mund të bëhet pjesë e një zgjedhje, por e një zgjidhjeje.

Me këtë nuk i heq asnjë presje çdo orvatje për të zbutur varfërinë e shqiptarëve. Mundohemi të gjithë ta bëjmë çdo ditë me aq mundësi sa kemi. Të varfërit do t’i kemi gjithmonë me vete e një ditë secili prej nesh mund të gjendet i tillë, por atyre duhet t’u ruajmë dinjitetin e të shpëtojmë bamirësinë që bëjmë, nga kthetrat e industrisë së publicitetit.

Etiketa: bamiresGjergj MetaKryeministriOpinionpublicitetvarferi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Robert Walsh në 1828: Shqiptarët, racë e bukur, e gjallë, e hareshme, e guximshme dhe aventuriere

Robert Walsh në 1828: Shqiptarët, racë e bukur, e gjallë, e hareshme, e guximshme dhe aventuriere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com