Disa persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kishe në zonën e Portromanos në Durrës gjatë natës së kaluar.
Zjarri i është vënë portës së kishës katolike “Shën Dominik” duke u djegur goma, letra e materiale të tjera.
Nga zjarri është dëmtuar porta dhe disa materiale brenda kishës, ndërsa nuk ka dyshime se kush mund të fshihet pas këtij akti.
Famullia në fjalë është zona baritore e Etërve Dominikan që veprojnë në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh.