Koncerti i mbrëmshëm në Tiranë ka lënë mbresa të jashtëzakonshme te Rita Ora. Ajo e ka cilësuar si koncertin e saj më të të mirë duke u shprehur se nuk kishte kaluar kurrë më parë më mirë.
“Faleminderit 250 000 vetë që më ndoqën këtë mbrëmje. Ju mund të jeni kudo në botë dhe keni qenë gjithmonë me mua. Faleminderit kryebashkiakut Erion Veliaj dhe sponsorëve. Nuk kam kaluar kurrë më mirë. Pas Tiranës, në Verona”, ka shkruar Rita Ora.