Seanca e sotme parlamentare ka përfunduar herët për deputetët e shumicës të cilët votuan ligjet dhe u larguan nga salla pasi opozita bllokoi foltoren.
Mesila Doda thotë se Gramoz Ruçi u nis për të poshtëruar opozitën e përfundoi që nxori jashtë maxhorancën.
“Kjo është pjesa më e bukur… kryetari i grupit te PS flet nga oborri i Parlamentit, opozita në salle e i heq zërin. Lëmsh më të madh komunisti i pagdhendur Gramoz Ruçi nuk bënte dot. U nis për të poshtëruar opozitën e përfundoi që nxori jashtë maxhorancën”, shkruan Doda.