Kur ishte ende pa filluar marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë,mFatmir Xhafaj ka hyrë në ambientet e ministrisë duke mos pranuar të japë asnjë prononcim për mediat.
Më pas Xhafaj ka qëndruar në zyrë gjatë gjithë kohës që protestuesit po tentonin të thyenin kordonin e forcave të policisë, pa dhënë asnjë reagim.
Ai ka zgjedhur të flasë vetëm disa orë pas këtyre ngjarjeve duke vlerësuar punën e policisë. Xhafaj ka shkruar në Twitter: “Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”.