“Arroganca e Ambasadës Greke është gjallëruar kohët e fundit dhe mendon që edhe në mes të Tiranës mund të bëjë genocid kulturor”, tha Idrizi, duke e cilësuar të paprecedent heqjen e stendës së librave çamë nga ndërhyrja greke.
Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht pasi është folur në emër të tij për të hequr nga Panairi i Librit stendën e Çamërisë.
“Është një akt i paprecedentë dhe i bëj thirrje direkte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht sepse është folur në emër ministrit Bushati për marrëveshjen politike me ministrinë e Jashte të shqipërisë për të hequr kudo që të jetë emri i Çamërisë. Unë kërkoj që ose ministria e Jashtme ta përgënjeshtrojë këtë gjë ose të thërras përfaqësues të ambasadës Greke të cilët kanë folur me këtë gjuhë të cilin ma ka konfirmuar edhe organizatori i panairit të librit”, është shprehur Idrizi.
https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1869947126378341/?hc_ref=ARRgsvGX5swwSm_N3IVXZUsk-YjFXudnbv_WAYVwo5iRvLYuSzOAaEBIjJmG-vPQEa4